Korrupsioni në Shqipëri, Czuleger: Në Ambasadën Amerikane ishin disi pesimistë se gjendja do të ndryshonte

Korrupsioni në Shqipëri, Czuleger: Në Ambasadën Amerikane ishin disi pesimistë se gjendja do të ndryshonte

09:34, 22/04/2018
A+ Aa A-

Përse është sistemi gjyqësor në Shqipëri kaq i korruptuar dhe jofunksional? Si duhet kuptuar pavarësia e gjyqësorit? Me këto pyetje iu drejtuam një anëtari të Gjykatës së Lartë të Los Anxhelosit, i cili do të japë mësim në Shqipëri muajin e ardhshëm. Stephen Czuleger është pjesë e një programi Fulbright që synon të mbështesë brezin e ri në sistemin shqëtar të drejtësisë. Gjykatësi ishte në studion tonë të Los Anxhelosit nga ku bisedoi me kolegen Rudina Dervishi mbi pritshmëritë për procesin e reformave në drejtësi.

Pyetje nga VOA: Disa nga zyrtarët ose gjyqtarët ose prokurorët që do të takoni, mund të jenë disa nga zyrtarët më të korruptuarit në Shqipëri. Çfarë do t’u thoni atyre?

Czuleger: Jam i gatshëm të tregohem i hapur. Herën e fundit që isha në Shqipëri pata një takim me një grup gjyqtarësh dhe vura re se më të vjetrit prej tyre ishin më pak të gatshëm për ndryshim sesa të rinjtë. Në biseda me Ambasadën amerikane mora të njëjtat shqetësime për korrupsionin në Shqipëri dhe ishin disi pesimistë se gjendja do të ndryshonte. Unë jam shumë më pozitiv për shqiëprinë. Pasi biseda me shumë të rinj, mendoj se ata e kuptojnë rëndësinë e një sistemi juridik të pakorruptuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco