Aleati i PD thirrje demokratëve: Kryetari nuk hiqet me statut! Bashkohuni të gjithë të rrëzojmë Ramën!

Aleati i PD thirrje demokratëve: Kryetari nuk hiqet me statut! Bashkohuni të gjithë të rrëzojmë Ramën!

21:44, 21/04/2018
A+ Aa A-

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, u ka bërë thirrje kundërshtarëve të Bashës që të lënë mënjanë mëritë personale por të bashkohet dhe të rrëzojnë Edi Ramën.

Përmes një statusi në Facebook, Ndoka thekson se këto ditë forca kryesore opozitare e ka përqendruar vëmendjen tek statuti dhe grindjet personale, duke harruar se Shqipëria ka një problem më të mdha, i cili quhet Edi Rama.

Ja postimi Ndokës:

Kryetari nuk hiqet me statut! Bashkohuni të gjithë të rrëzojmë Ramën!

Debatet në partinë më të madhe opozitare, janë sponsorizuar këto ditë në mediat proqeveritare, sa të krijohet ideja se kjo parti ka probleme të mëdha, ndaj do duhet të durojmë edhe për ca vite Edi Ramën dhe partinë e tij të shpartalluar!

Rilindja nuk funksionon si parti, nuk voton fare kryetarin, nuk ka debat, nuk ka mendim, nuk ka demokraci, por ka vetëm kryetar që ka vjedhur zgjedhjet dhe po keqqeveris vendin prej pesë vitesh!

Kjo është e keqja më e madhe e vendit; ‘rilindje’ që nuk lindi kurrë dhe qeveri e lindur nga krimi, droga, korrupsioni, oligarket, shokët dhe shoqet e kryeministrit!

Mungesa e demokracisë në PS është problem kombëtar dhe interes i drejtpërdrejtë për publikun, sepse është parti që po qeveris vendin duke dhunuar çdo institucion e duke i shpallur luftë çdo qytetari me taksat dhe fodullëkun e saj!

Partia Demokratike është partia, që lindi si shpresë për të gjithë shqiptarët; drejtoi vendin për disa vite në pluralizëm. Unë bëj pjesë te kritikët e kësaj partie, kam kërkuar sëbashku me të tjerë reformimin e saj vite më parë!

Sali Berisha mbetet një burrë shteti, autoritar, konseguent, mbajtës i fjalës, por edhe i ashpër deri në ekstrem.

Epoka Berisha është mbyllur me dorëheqjen e tij, sipas gjykimit tim me bilanc pozitiv dhe shumë arritje për vendin dhe PD!

Stafi politik dhe bashkëpunëtorët e z.Berisha nuk kanë arritur ta kuptojnë akoma, se dorëheqja vlen edhe për ta, moralisht dhe politikisht.

Si personazhe të rritur nën hijen e Berishës, tashmë në ‘diellin përvëlues’ të mënjanimit të tyre nga listat e Kuvendit, nuk po dinë ku janë, çfarë kërkojnë dhe ku do të shkojnë.

Shumica e tyre i përkasin rrymës konservatore në PD, alternativa e vetme për ta ishte; ‘rroftë Berisha’!

Personazhe, që nuk krijuan profil politik, që nuk u distancuan kurrë nga gabimet e PD- së dhe të Berishës ndër vite, përkundrazi morën role servilash në parti dhe përfituesish në qeveri!

Kur Olldashi mori kurajën qytetare dhe politike, të konkurojë Bashën në PD, këto sejmenë konjukturash u fshehën poshtë batanijes së Berishës dhe parfumoseshin me ‘pordhët’ e tij!

E braktisën Olldashin dhe statutin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tarasi22/04/2018 09:49

Analiza e sakte , kush ka veshe ta degjoje e kush ka sy ta shikoje, nuk ke cfare i shton me tej.

Daj Jaku22/04/2018 08:18

Ti o Nard thua gjëra "vërtet të mënçura" dhe interesante. Por ke harruar dy gjëra tepër të thjeshta (çudi e madhe sepse të thjeshtat e të diturat ashiqare ti i ke shumë qejf). Së pari, mullari krijohet rreth një strumbu-llari. Së dyti, ky strumbu-llar nuk ka aspak dëshirë të rrëzojë EDramën, sikurse ti bën thirrje. Është shumë komod si " kryetar opozite" i përjetshëm, me miratimin edhe të EDramës. Prandaj e hoqi nenin e dorëzimit të postit nga statuti në se humb zgjedhjet edhe 100 herë. Në fund fare, po qe se i mbetet pushteti në dorë (shumë pak gjasa po të mendosh egzistencën e Erjon Veliajt), do ti duhet edhe të qeverisë. Atë punë duhet ta delegojë ndonjë kunati ose ndonjë Eno Bozgo të momentit, me Skype nga Hollanda, sikurse bëri me Tiranën.

XK22/04/2018 03:45

Dakord mer zoti NARDI, por ata nuk jane ne parlament. nuk kane ofiqe ne parti, andaj hedhin vicka. Pastaj jane ne muajt e krijimtarise, se si duhet te prishin PDne. Keta, ose ky grupi shurupit, Nuk kane problemet qe ka shumica popullit, por e heqim, se heqim, ketu i calon partia atyre qe e cuan deri ne kete derexhe, dhe sot po na thone se duhet ringritje, tamam si ideja e RAMES,,,,,,RILINDJE. Ata qe i thone vehtes demokrate me shpirte bindje pa interesa vetiake, kane se ku japin mendim e te cojne perpara partine, me intervista e rromuze nuk arrije, e sdo plotesojne deshirat frymezuese per tu dukur pararoje e demokrateve. Kjo menyre, e ne keto momente ju zonja e zoterinj, jeni bere ushqimi politik per momentin i mafiozit te qeverise, per te sulmuar opoziten. Ju nuk do keni te aredhme me kesisoj komplotesh e sulmeshndaj PDse, e z BASHA sepse pasqyra tuaj eshte thyer qe kur,,,,,NJE HER NA ISHTE>>>>>>>

Ledia21/04/2018 23:15

Jam plotesisht dakort me thirjen e Z.Ndoka.Demokratet duhet te jeshte i zoti per kete pune te hapi krahun.Ce ka PD ai prone te te lene me testament nga gjysherit?Hiqu qafe Lul nuk te beson njeri me ty .Mos harro 17 Majin or i paafte qe e fute opoziten ne qorrsokak.Ose me le te mendoi qe je i paguar nga Sorros qe ti zgjatesh jeten ferres Edvin Ramesene bashke sa te heqin kete ferre nga vendi.Por dhe Lulzim Basha kur e shef qe nuk

t21/04/2018 23:15

Futja me nder pordhes o nard,pd po kthehet dalgadale si rilindja dhe me shume e duan ata kritiket e bashes rreximin e rames se sa luli

Shto koment

Denonco