Rama flet për Krischbaum i lutet Bashës: Mos na shani deri në qershor

Rama flet për Krischbaum i lutet Bashës: Mos na shani deri në qershor

14:41, 21/04/2018
A+ Aa A-

Kreu i PS-së dhe i qeverisë, Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha për sulme të dirigjuara nga mediat pranë qeverisë ndaj Gunther Krischbaum.

Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Rama konfirmon në një farë mënyrë akuzat e bëra nga Basha, ndërsa thotë se ‘nuk e ka mik Krischbaum’.

Edi Rama kërkon nga Lulzim Basha që të mos ketë përplasje politike deri në qershor ku do të votohet për rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave me BE-në.

Shënimi i plotë i kreut të PS-së, Edi Rama:

Zoti kryetar i Partisë Demokratike!

Sapo paske thënë në shqip për publikun, atë që me ndihmën e “dashamirësve” të Shqipërisë, ke shkruar gjermanisht dhe dërguar dje në Berlin, për gjoja sulmin e financuar prej meje në kazanin mediatik të Tiranës, ndaj zotit Gunther Krischbaum!

Kjo është fiks ajo që ti dhe kanakarët e tu anglisht apo gjermanfolës, bëni papushim prej kohësh, kudo e kurdoherë gjeni veshë të huajsh për të derdhur baltën tuaj. Shani e shpifni për t’i lënë Shqipërisë faturën e dëshpërimit prej humbjeve thellë e më thellë, të betejave tuaja zgjedhore. Abuzoni si s’ka më keq me miqësitë e miqtë tuaj gjithnjë e më të paktë ndërkombëtarë, duke përfituar nga dëshira e tyre për t’ju dëgjuar dhe nga pamundësia apo në ndonjë rast, edhe mosdëshira e tyre për t’i verifikuar ngarkesat e rënda të baltës suaj.

E quani të kryer me nder punën tuaj krejt të pandershme ndaj këtij vendi, kur dilni prej takimeve me ta pasi i keni shastisur me zeznajën e gjuhës suaj të shthurur.

Dhe meqë mua e Partinë Socialiste nuk na mundni dot në fushën e betejave politike përpara popullit shqiptar, mundni Shqipërinë në recitimet tuaja të turpshme përpara të huajve të interesuar për ecurinë e këtij vendi drejt Europës!

I dashur Lulëzim,

Gunther Krischbaum nuk është miku im dhe as nuk hyn ndër dashamirësit e Partisë Socialiste e të qeverisë sonë! Unë nuk jam aspak dakord me opinionin e tij për punën e qeverisë sime dhe këtë ai e di shumë mirë, sepse e ka dëgjuar nga unë, sy më sy dhe jo mbrapa krahëve. Por, zotëria në fjalë ka të gjithë respektin tim për ndihmën që dha kur zotrote bllokoje Reformën në Drejtësi dhe kurrën e kurrës, jo ai po asnjë i huaj i interesuar për Shqipërinë, nuk ka qenë e s’mund të jetë shënjestra e ndonjë sulmi të orkestruar prej meje apo prej Partisë Socialiste. Kurrë!

Unë dhe Partia Socialiste, jo vetëm s’jemi marrë me asnjë lloj shkrimi për mikun tënd gjerman, po s’jemi marrë asnjëherë as me vetë jetën tënde personale a me familjarët e tu, siç ti dhe Partia jote keni bërë e bëni papushim me zë e me figurë, me jetën time personale, me familjarët e mi dhe me jetën e familjarët e plot kolegëve të tjerë.

Një fjalë e mençur e një dijetari të famshëm gjerman thotë se kush të akuzon për çka nuk ke bërë, ose e ka bërë ose është në gjendje ta bëjë vetë atë për të cilën të akuzon! Mbase zoti Krischbaum nuk e ka të mundur ta bëjë dallimin e qartë mes nesh, sepse ai është miku yt e jo imi dhe nuk e ka as kohën, ndoshta as dëshirën, të thellohet në verifikimin e gënjeshtrave të tua të mëdha për mua e për qeverinë time.

Por shqiptarët e kanë shumë të qartë këtë dallim dhe prandaj besueshmëria jote në sytë e tyre vetëm bie dhe udhëheqja jote vetëm thellon humbjet e partisë që ti drejton, në rrugën e saj pa lavdi e as shpresë, nga humbja në humbje.

Sa për portalet e për kanalet, e di e gjithë Shqipëria opinionin tim dhe kam kohë që nuk u kushtoj më minuta të ditëve të mia, sepse as nuk kam mundësi t’ua korrigjoj shënjestrat e as nuk më kanë penguar dot ndonjëherë t’i fitoj betejat! Kështu që mos u bëj edhe më qesharak se ç’je bërë përpara shqiptarëve, duke bërë rolin e të indinjuarit nga balta e hedhur mbi zotin Krischbaum, ndërkohë që balta jote e përditshme është e të njëjtës cilësi mizerabël. Dhe ndaloje të paktën deri në qershor eksportin e asaj balte nëpër Europë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tarasi22/04/2018 17:57

Me çte drejte flet ne emer te shqiptareve mor ndyresire , ashtu siç thoshte dikur xhaxhi Enver kur fliste ne emer te popullit dhe cdo pakenaqesi ndaj tij e sistemit kriminal te tij e quante krim ndaj atdheut . Ska si te jete ndryshe dhe sot se dhe ky bastardi eshte kelysh i diktatures dhe me retoriken e tij çorodit shqiptaret se nese denoncon paudhesite e tij , korrupsionin grabitjen qe i ben pasurise publike, kriminelet ne parlamen dhe lloj horrash e putanash te rilindjes bolshevike ne instuticione te rendesishme publike qe po i thithin gjakun ketij populli te mjere , qenka hedhje balte ndaj Shqiperise! Sa intrigant e hipokrit , nuk eshte balte ndaj Shqiperise por ndaj teje se e meriton o pinjoll i diktatures, o korbi i zi i shqiptarise

gramoz21/04/2018 15:19

Nuk eshte nevoja ti thote Lulezimi miqve te Shqiperise se kush je ti edvin droga, per ty e di gjith bota se je nje karabush drogaxhi i korruptuar dhe nje hajdut ordiner qe shum shpejt do ikesh per lesh.

Lokomotiva 21/04/2018 15:14

Basha medoemos duhet te ver ne qarkullim videon ne parlamentin Europian ku tanja faion debaton me mesila doden per griselden e erionit, qe te kuptojme se kush baltos e kush thote te verteten per drogen e ministrit me te suksesshem Saimir tahiri, packa se kjo mund ti duket show dikujt tjeter

Yp xhixhi21/04/2018 14:51

Nuk ke pse shpenzon minutat e jetes tende per te ndjekur portalet se ke punesuar me qindra per ta bere ate pune. Pastaj koha eshte flori dhe nuk kemi asnje minute per te humbur. Rrofte Partia! Poshte Krichbaum! Lavdi Marksizem Leninizmes

Shto koment

Denonco