VIDEO/ Heronjtë e Kukësit triumfues në gjykatë

VIDEO/ Heronjtë e Kukësit triumfues në gjykatë

12:43, 20/04/2018
A+ Aa A-

11 protestuesit e Kukësit, me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie, kanë dalë para gjykatës së Apelit në Shkodër.

Ata mbahen në burg vetëm pse paraditen e 31 marsit protestuan tek tuneli i Kalimashit kundër tarifës në Rrugën e Kombit.

Ndërsa pritet vendimi i gjykatës, pas apelimit të vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila nga 23 vendime, 11 prej tyre la në “arrest me burg”, ka nisur të tensionohet situata jashtë godinës së Gjykatës së Apelit.

Deputeti i PD, Salianji, ka filmuar seancën gjyqësore që ka nisur ndaj 11 protetsuesve kuksianë në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

“Çfarë krimi kanë bërë këta?!” ngre pyetjen deputeti në videon që e ka publikuar me shënimin:

“11 bij nënash të vuajtur që luftojnë për mbijetesë në burg, qindra maskarenj që shkatërrojnë Shqipërinë dhe qytetarët bëjnë moral me miliona euro në xhep dhe me jetët e shqiptarëve në shpinë!”

Seanca gjyqësore vijon ende. Trupa gjykuese përbëhet nga; Astrit Kalaja, Hajrie Mulmataj dhe Vojsava Osmanaj. Prokurorë janë Elvin Gogaj dhe Brahim Ndragjoshi, ndërsa kërkojnë që 11 protestuesit të qëndrojnë në burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco