Zbulohet dokumenti, ja statuti i ri i PD-së. Ja kush janë të rejat

Zbulohet dokumenti, ja statuti i ri i PD-së. Ja kush janë të rejat

12:26, 20/04/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka përgatitur një statut të ri të saj.  Ndryshimet janë hartuar dhe propozuar sipas versionit të miratuar nga kryesia e PD-së në mbledhjen e datës 14 prill 2018.,

Gjithashtu, burime nga PD kanë treguar për SYRI.net edhe risitë dhe ndryshimet që do të sjellë statuti i ri i Partisë Demokratike që pritet të votohet në Kuvendin Kombëtar që do të mbahet në 28-29 prill në Tiranë.

Pasditen e sotme në orën 18:00, PD do të mbledhë Këshillin Kombëtar ku do të diskutohen edhe këto ndryshime.

Por cilat janë risitët e draftit të ri të propozuar të PD?

Risitë kryesore të draft statutit të PD bazohen në 3 shtylla kryesore që garantojnë zgjerimin e demokracisë së brendshme dhe përfshirjen e anëtarësisë në vendimmarrje.

Siguron garë të ndershme dhe të barabartë në të gjitha nivelet, duke nisur nga kryetari i partisë.

Transferon pushtetin në organet kolegjiale, duke forcuar Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar.

Vendos sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve. Kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia, por shkarkohet me propozimin e gjysmës së Këshillit Kombëtar  dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar.

Parimi “1 anëtar, 1 votë” zbatohet për konsultimin e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve garanton sipas rregullave të reja statutore që procesi i përzgjedhjes së kandidaturave të jetë demokratik dhe transparent: 

I hapur për propozime.

I bazuar në kritere ta shpallura.

I bazuar në konsultimin e anëtarësisë.

I bazuar në respektimin e kritereve të karrierës në parti.

I votuar në Këshillin Kombëtar. 

Statuti i ri zgjeron kompetencat e Këshillit Kombëtar.

15% e anëtarëve të Këshillit mund të propozojnë kandidatura alternative nga ato që propozon Kryetari dhe Kryesia.

Miraton marrëveshjet politike para dhe paszgjedhore

Zgjedh anëtarët e Komisionit të Integritetit dhe Etikës

Zgjedh anëtarët e Komisionit Zgjedhor.

Zgjedh  Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve.

Garantimi i karrierës është një koncept i ri në draftstatut dhe vlerësimi bazohet në kritere të qarta, që do të zbatohen për çdo funksionar dhe të zgjedhur në PD:

Kohëzgjatjja e anëtarësimit

Kontributi në fushata elektorale

Aktivizimi në jetën politike dhe publike të vendit

Standardet e larta etike të pastërtisë së figurës

DRAFTI I PLOTË i Statutit të ri të PD

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco