Reforma zgjedhore, debate në komision për prioritetet, rebelohen të ‘vegjlit’

Reforma zgjedhore, debate në komision për prioritetet, rebelohen të ‘vegjlit’

11:43, 20/04/2018
A+ Aa A-

Edhe pse në terësi ka një dominancë të frymës së konsensusit në Komisionin e Posaçëm të reformës zgjedhore, mbledhja e sotme e konceptuar në formën e një ëorkshopi u shoqërua me debate mes përfaqësuesve të partive të vogla dhe të mëdhenjve.

Shkak u bë kërkesa e dy bashkëkryetarëve Oerd Bylykbashi dhe Bledar Çuçi por që u artikulua nga ky i fundit për largimin e medias pasi këta të dy dhe Ambasadori i OSBE-ODIHR kishin mbaruar fjalën.

Kundër këtij vendimi u shprehën kreu i PR-së Fatmir Mediu dhe Luan Rama i LSI.

“Nëse jemi këtu për t'ju dëgjuar ju të dyve që bëni gjatë gjithë kohës referencat politike të reformës dhe ne të tjerët nuk kemi as zë në opinionin publik dhe as këtu dhe jemi të ftuar në ëorkshop e keni gabim. Jemi komision i posaçëm i reformës zgjedhore dhe kemi mandat për të folur për reformën zgjedhore. Media le të rrijë ose të paktën të na pyesni”, u shpreh kreu republikan Mediu.

Ndersa Luan Rama, tha se: ‘nëse media duhet të dalë jashtë ky duhet të jetë një vendim unanim i Komisionit ose me votë në Komision. Ju thatë në bazë të mirëkuptimit kemi rënë dakord, ne nuk kemi rënë dakord akoma. Mos e shisni si një zbulim të madh këtë ëorkshopin. Jemi komision që ende nuk kemi filluar nga puna me reformën zgjedhore deri tani kemi qenë komision dëgjimi. Jemi një vit para zgjedhjeve lokale, kur do të fillojmë për të nxjerrë një produkt që të na çojë tek zgjedhje të ndryshme nga ato që i referohemi? Të jemi më seriozë dhe transparent në çdo vendimarrje. Ne jemi komision që duhet të marrim vendim.

Në fokus të mbledhjes së sotme janë problemet që ka identifikuar OSBE në zgjedhjet e 2013, 2015, 2017.

Sipas perfaqësuesit të PSnë komision, Çuçi: 6 shtyllat janë; përdorimi i teknoklogjive të reja në procesin e votimit, adresimi për të bërë të mundur votimin e emigrantëve,çështjet që kanë të bëjnë me shitblerjen e votës, çështje që kanë të bëjnë me fushatën dhe ato që i quajmë rekomandime të OSBE-ODIHR dhe këtu kemi ndarë disa nënçështje që janë fushata dhe media, financimi politik, burimet e shtetit.

Së pesti çështje që kanë të bëjnë me regjistrin e votuesve dhe regjistrin civil, së gjashti administrata duke e parë në këndështrimin e përdorimit apo mospërdorimit të saj në procesin zgjedhor.

Ndersa bashkryetari i mazhorancës Bylykbashi tha se: Sa i përket opozitës është një çështje prioriteti që do mbetet lart në axhendën tonë. Në kuadër edhe të procesit të hapjes së negociatave është një çështje thelbësore për të ndikuar në vendimarrjen e BE lidhur me hapjen e negociatave. Jemi në fillimin e zbatimit të planit të punës në ato 6 pikat, në mënyrë të posaçme fushatës. Fushata ka komponentë të ndryshëm siç janë media, financimi, abuzimi me burimet njerëzore. Ka dhe problematika të tjera si regjistrimi i kandidatëve, çështje të fushatës që bëjnë partitë politike si kohëzgjatj

Kemi edhe probleme me rëndësi thelbësore. Vërtet kemi një ligj për dekriminalizimin por ndikimi i segmentëve kriminalë edhe në fushatën zgjedhore, prezenca e tyre në mos nëpërmjet funksionesh shtetërore por partiake është një problem evident që ndikon drejtëpërdrejtë në mënyrën si bëhet fushata dhe si e përceptojnë zgjedhësit, sjellja e policisë dhe roli i saj jo vetëm për të garantuar mbarëvajtjen e fushatës por edhe për të balancuar ndikimet  negative që vinë nga segmentet kriminale në fushatë. Çështjen e pjesmarrjeve të grave dhe minoriteteve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco