VIDEO/ Protestë në Fier, biznesi i vogël  kundër taksave

VIDEO/ Protestë në Fier, biznesi i vogël kundër taksave

10:54, 20/04/2018
A+ Aa A-

Në Fier kanë nisur një protestë të tyre përfaqësues të biznesit të vogël.

Ata po protestojnë pranë zyrave të tatim taksave ne këtë qytet. Futja në skemën e TVSH-së për të gjitha ato biznese që kalojnë 2 milionë lekë të reja xhiro vjetore nuk është pritur mirë nga tregtarët dhe Shoqata e Biznesit të Vogël.

Pas disa protestave në rang vendi, ku bizneset në shenjë proteste kanë ulur qepenat pak ditë më parë, në Fier ka nisur protesta ditën e sotme.

Tregtarët kundërshtojnë aksionin e qeverisë për futjen në skemë.

Njëri prej tregtarëve është shprehur se nuk ka munguar presioni nga ana e inspektorëve të Tatimeve, teksa ka shtuar se taksat vetëm po rriten duke dëmtuar biznesin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco