Gazetari i njohur deklaratë bombë në Syri.net: Një skandal i madh do të shpërthejë, ja kush fshihet pas aleancës së ‘Bijëve të k...’

Gazetari i njohur deklaratë bombë në Syri.net: Një skandal i madh do të shpërthejë, ja kush fshihet pas aleancës së ‘Bijëve të k...’

18:39, 19/04/2018
A+ Aa A-

Gazetari i njohur Basir Çollaku paralajmëroi sot në studion e lajmeve të Syri.net, se një tjetër skandal i madh pritet ti shpërthejë në dorë kryeministrit Edi Rama gjatë këtyre ditëve, i cili do të jetë edhe më i madh se ai i Tahirit.

Sipas tij Rama nuk ka frikë nga Tahiri, Gjiknuri dhe ministrat e tij, por ka frikë nga pisllëqet në të cilat ai është përfshirë, ku fshihen edhe kompani ndërkombëtare.

Çollaku tha se pas aleancës së ‘Bijëve të k...’, fshihen Rama dhe gjithë ministrat e tij të përfolur për korrupsion dhe krim.

‘Pritet një skandal edhe më i madh se ai i Tahirit. Pse është trembur kryeministri ka hallin e Tahirit, Gjiknirit, Ahmetajt? As që do t’ia dijë fare. Por këta njerëz kanë vjedhur edhe me partnerët. Pas energjisë fshihen kompani ruse.  Shpresa e shqiptarëve është se SHBA ka vënë dorë mbi maskarenjtë e këtij vendi dhe janë ata që po punojnë më shumë se shqiptarët për Shqipërinë’, tha Çollaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tarasi19/04/2018 20:23

Po nje dite do ti vij fundi bandes qeverisëse, por sa më shpejt , qe pasojat te mos jene katastrofale. Ne si popull kemi treguar se i kemi per zemer diktatoret , i mbeshtesim e i thurim lavde. Mjerisht te pafuqishem per ti zgjidhur vete problemet madhore kombetare. Po zoti ne qiell dhe Amerika ne toke duket kan kthyer pak vemendjen nga ky vend i bekuar , por me njerez te mallkuar. Qofte e afert ajo dite .

Shto koment

Denonco