Rama shpërblen Fatos Nanon, ja posti që i jep djalit të tij...

Rama shpërblen Fatos Nanon, ja posti që i jep djalit të tij...

16:37, 19/04/2018
A+ Aa A-

Sokol Nano, djali i ish-Kryeministrit Fatos Nano, është emëruar Drejtor Ekzekutiv i Agjensisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA).

Duket se Kryeministri Edi Rama me këtë emërim ka shpërblyer paraardhësin e tij në PS, Fatos Nano, me të cilin ka pasur një raport përplasjesh dhe pajtimesh.

Dalja e fundit e Nanos dhe Ramës krah për krah ka qenë në 9 tetor 2017, në stadiumin ‘Loro Boriçi’ kur luhej ndeshja Shqipëri-Itali.

Djali i Fatos Nanos, Sokol Nano, i cili njihet edhe si pronar i një prej club-eve me famë në kryeqytet është emëruar drejtor ekzekutiv i Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve, (AIDA) mëson ekskluzivisht newsbomb. Sokol Nano është djali i Fatos e Rexhina Nanos, i lakuar jo pak mediatikisht, jo vetëm si biznesmen por edhe për jetën e tij private.

Më herët, këtë post të rëndësishëm e ka mbajtur Brisida Shehaj e cila tanimë është emëruar në krye të agjencisë së Task-Forcës së Bregdetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku20/04/2018 21:52

Edhe një thelë tjetër Shqipëri në tepsi të komunistëve.

Shto koment

Denonco