Lajmi i fundit

Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e RAI-t në Itali: Telefonata e Ramës, ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias

VIDEO-FOTO/ Rama paralajmëron Tahirin, Tom Doshi nis sulmet nga vendi: Edhe ti do të…

VIDEO-FOTO/ Rama paralajmëron Tahirin, Tom Doshi nis sulmet nga vendi: Edhe ti do të…

12:29, 19/04/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot në Kuvend se do të nis ndëshkimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve të përjashtuar nga sistemi i drejtësisë prej Vetingut si dhe i politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, një fazë e re kjo pasi Vetingu  arriti që në fillesat e tij t’i japë rekomandimin për hapjen e negociatave me BE-në Shqipërisë.

“Nuk do të mjaftojë që këta gjykatës e prokurorë të largohen, - tha Rama. -  Do të duhet të përgjigjen. Ashtu sikundër do të duhet të përgjigjen politikanët, zyrtarët e lartë dhe pa diskutim të gjithë shkelësit e tjerë të ligjit përballë një drejtësie të çliruar nga të korruptuarit...”

Por, ndërsa Rama po fliste me pasion për këtë temë, ish-deputeti socialist Tom Doshi e ka ndërprerë nga vendi ku ishte ulur me fjalët:  “Edhe ti do ta bash Vetingun...”

Rama e ka vazhduar fjalën pa replikuar duke e anashkaluar.

Image

Kjo përplasje  ka ardhur sot kur në Kuvend ka pasur tension prej pranisë në seancë të deputetit Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm dhe një deklarate jashtë çdo etike me mesazhe të nënkuptuara që ai ka përcjellë nga jashtë sallës:  ‘Nuk ka bir nëne e kurve të më pengojë të bëj drejtësi”.

Nga fjala e Ramës në Kuvend:

"Nëse deri tani për të mbyllur një fazë ka mjaftuar që Vetingu të nisë dhe si rezultat i Vetingut, 21 persona deri në momentin që po flasim të vetëpërjashtohen apo përjashtohen nga sistemi i drejtësisë, faza e re kërkon që jo vetëm sistemi të pastrohet nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, por të veprojë si një sistem i pastër ndaj kujtdo që ka hesape për të larë me drejtësinë. Që do të thotë se nuk do të mjaftojë që këta gjykatës e prokurorë të largohen. Do të duhet të përgjigjen. Ashtu sikundër do të duhet të përgjigjen politikanët, zyrtarët e lartë dhe pa diskutim të gjithë shkelësit e tjerë të ligjit përbakllë një drejtësie të çlriaur nga të korruptuarit dhe të zgjidhur nga zinxhirët e ndryshkur që po këputen të kapjes së drejtësisë prej fyti prej politikës. Pra është një fazë e re e vështirë..."

Ndërhyn Doshi nga salla, Rama vazhdon fjalën.

Rama: "...që do të kërkojë zbatimin në realitet të forcës së sistemit të drejtësië në raport me shkelësit e ligjit.”

  Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ortee19/04/2018 13:25

Zhduke Tahir Palacon!

Shto koment

Denonco