Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

FOTO/ Momentet që nuk i patë, ministrat e Ramës takojnë të përmalluar Saimir Tahirin

FOTO/ Momentet që nuk i patë, ministrat e Ramës takojnë të përmalluar Saimir Tahirin

11:47, 19/04/2018
A+ Aa A-

Pasi opozita u largua nga salla e Kuvendit, duket se mazhoranca është ndjerë e lirë që të shfaqë dashurinë e plotë për Saimir Tahirin.

Ish-ministri i Edi Ramës, i akuzuar për lidhjet me Habilajt dhe trafik droge, po përpiqet që të shpëtojë mandatin e deputetit, duke u paraqitur në Kuvend, gjoja si deputet i pavarur.

Ditën e sotme pasi opozita e braktisi Kuvendin, menjëherë disa ministre dhe ish-ministre të Edi Ramës kanë vrapuar dhe e kanë takuar plot mall e dashuri Saimir Tahirin.

Më e përmalluara nga të gjitha duket se është ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ajo e Arsimit, Lindita Nikolla.

Por nuk ka munguar edhe një përqafim mes dy ish-ministrave të Edi Ramës, Saimir Tahiri dhe Mimi Kodhelit, të dy të akuzuar nga opozita për lidhje me trafikun e drogës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    gramoz19/04/2018 15:33

    Perqafim kurvash nga partia e qelbesirave.

    Shto koment

    Denonco