Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

I shpallur në kërkim, gjendet Jael Çela ish-drejtori i Policisë së Vlorës, ja denoncimi

I shpallur në kërkim, gjendet Jael Çela ish-drejtori i Policisë së Vlorës, ja denoncimi

10:17, 19/04/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut denoncimin e një qytetari, i fundit sjell detaje rreth vendndodhjes së ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jael Çela.

Ish-kryeministri thekson se Çela, ndonëse në kërkim nga policia për lidhjet e tij më bandën e Habilajve, lëviz lirshëm në Durrës.

Çela është parë duke lëvizur me një fuoristradë me ngjyrë të bardhë nga Durrësi në drejtim të Porto-Romanos. Çela është një ndër të dyshuarit, në lidhje me trafikimin e drogës, me bandën e Miosi Habiljat.

Ja çfare shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Qytetari dixhital i informon:

Famozi Jaeld Çela leviz lirshem ne Durres!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mirembrema z.Berisha!

Ju informojme se ne oren 14.40 minuta te dates 18.04.2018 shume i kerkuari Jaeld Çela(ish drejtor i policise vlore) eshte pare duke levizur me nje foristrade me ngjyre te bardhe nga Durresi ne drejtim te Porto Romanes! Ishte vete ne drejtimin e mjetit,dhe nga pas e shoqeronin dy makina me ngjyre te zeze. Nuk jane fiksuar targat per shkak te shpejtesise.

Ju lutem anonim! Me shume respekt.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco