Mbi 6 milionë euro nga Bashkia e Tiranës me dokumenta falso

Mbi 6 milionë euro nga Bashkia e Tiranës me dokumenta falso

14:02, 16/04/2018
A+ Aa A-

Kompania Alko Impex Construction në pronësi të Arbër Abazit, nipi i deputetit socialist Sadri Abazi ka marrë rreth 10, 8 milionë euro tender nga 7 bashki të majta, nga viti 2014 deri më 2017. Tenderat e fituara prej tij janë kryesisht me objekt pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit. Ndër to 6 kontrata i ka fituar vetëm nga Bashkia Tiranë, prej së cilës vetëm në periudhën 2016, 2017 ka marrë 2 tendera për pastrimin e Tiranës Zona III me vlerë përkatësisht 4,9 milionë euro dhe 4,1 milionë euro.

Por sipas dokumentave të dorëzuara pranë Komisionit të Prokurimit Publik, kompania për fitimin e të paktën dy tenderave me objekt “pastrimin e Tiranës, Zona III” ka përdorur dokumenta të fallsifikuara, si rrjedhojë tenderat e fituara prej saj janë të paligjshme.

Sipas kritereve të tenderit të zhvilluar në vitin 2014 me vlerë rreth 180 milionë lekë të reja, për pastrimin e Tiranës zona III, pika 3 parashikon se “Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar në kompani një inxhinjier mjedisi, të pajisur me diplomë dhe certifikatë nga minsitria e mjedisit”, dhe pika 10 parashikon se “Operatori ekonomik duhet të paraqesë një liçencë nga Ministria e Transporteve me përcaktimin “Punime të inxhinjerisë së mjedisit”.

Kompania e ka shkelur këtë kriter. Kompania në licencën e marrë nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka listuar si punonjësë të saj 8 inxhinjerë. Kompania ka paraqitur për personin, Bekim Selmani  diplomë universitare të falsifikuar, duke e bërë çertifikatën e marrë nga MTI të paligjshme.

Image

Kompania ka paraqitur një dokument ku thotë se i ka kërkuar një çertifikatë Universitetit të Prishtinës, sipas së cilës personi ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë, drejtimi Mjedis, por një degë e tillë nuk ekziston në Universitetin e Prishtinës, ndaj diploma e paraqitur prej kompanisë është fallso. Më poshtë kërkesa e kompanisë drejtuar Universitetit të Prishtinës dhe diploma e paraqitur nga kompania:

Image

Image

Image

Ndërsa 4 persona të tjerë, pjesë e çertifikatës nuk janë pjesë e listë së pagesave të kompanisë. Numrat personal të këtyre personave nuk përputhen me numrat personal të personave të punësuar nga kompania.

Image

 

Image

Image

Sikurse shihet edhe nga fotot e mësipërme, ato nuk janë të përfshirë në listëpagesat e kompanisë me kontratë të rregullt pune sikurse kërkohet në kriterin numër 10 të tenderit.

Në kriterin e “kapacitet teknik –profesional” ku kërkohet përvojë e mëparshme në ekzekutimin e një pune me natyrë të njëjtë. Në këtë rast, kompania Alko Impex Construction ka paraqitur kontratën e lidhur me Komunën e Prishtinës, me objekt “Larja  e rrugëve dhe trotuareve” me vlerë rreth 15 mijë euro në javë, por në të vërtet kontrata ka vlerën e 4 mijë e 600 euro në javë. Gjithashtu kjo kontratë nuk është përfunduar ndaj vlera e paraqitur në referencën e datës 20 prill 2014 nuk është e saktë. Më poshtë në foto dokumenti i paraqitur nga kompania pranë KPP në Shqipëri:

Image

dhe kontrata e vërtet e firmosur me Komunën e Prishtinës:

Image

Të njejtat dokumenta të fallsifikuara janë paraqitur nga kompania edhe për fitimin e tenderti të hapur nga Bashkia Tiranë, në dhjetor 2017, për pastrimin e qytetit, zona III.

Pra, kompania Alko Impex Construction ka fituar rreth 6 milionë euro në mënyrë të paligjshme.

Kompania Alko Impex është regjistruar në Shqipëri në vitin 2008 si degë e kompanisë kosovare Alko Impex General Construction me pronar Imer Ademin. Por, aktiviteti i kompanisë nga viti 2008 deri në vitin 2014 ka qënë pothuajse inekzistent. Sipas bilanceve të publikuara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve (QKR) fitimet e saj nga viti 2014 deri më tani janë 10 fishuar./exit.al

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    kristo papa17/04/2018 22:08

    Kot lodhemi e shkruajme nuk eshte vetem nipi sadriut qe ka fituar tendera te kundraligjshem ka ne te gjithe Shqiperine Jane paisur me lishenca ne 2013 me kapital 100 leke dhe jane bere milioner me tendera publik te percaktuar drejt per drejt me nje puntor me anje infastrukture anje kriter .Kur hapet tenderi thone kot po hyme eshte percaktuar kush eshte ftuesi

    Une16/04/2018 21:07

    Prokuroria duhet te hetoje te gjithe tenderat ku ka marre pjese Alko Impex, pasi ka denoncime dhe nga Bashki te tjera dhe ka prova te shumta qe kjo kompani falsifikon dokumentat e paraqitur ne tender. Keto prova gjenden shume lehte ne Agjencine e Prokurimit Publik, institucion i cili dhe pse ka prova te shumta nuk e perjashton nga pjesmarrja e tenderave publik.

    Daj Jaku16/04/2018 16:29

    Po nuk ERRU Sadri Abazi & CO për gënjeshtra. Këta të "ripjerdhjes" janë të gjithë gënjeshtarë, hajdutë, kriminelë, mashtrues ...Edhe vetë Erderr Veliaj është me titull akademik për msshtrime dhe gënjeshtra. Sipas tyre dy gënjeshtra bëjnë një të vërtetë. Edhe katunarja kryedhjprokurorja është e të njejtës stampë, asaj të "ripjerdhjes". Ngjajnë si shishet e pkastikës në linjën e mbushjes së ujit.

    Shto koment

    Denonco