Paloka i jep 7 emra Xhafajt: E ke skeduar Agron Xhafajn? Arbër Çekajn? Olsi Ramën? Po...

Paloka i jep 7 emra Xhafajt: E ke skeduar Agron Xhafajn? Arbër Çekajn? Olsi Ramën? Po...

13:19, 16/04/2018
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, ia ka drejtuar disa pyetje sot ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, që deklaroi se do të luftonte krimin e organizuar dhe kokat e trafikut. Paloka duke i përrmendur emra konkretë, kërkoi përgjigje konkrete.

"Fatmir Xhafaj duhet të japë përgjigje: a e ka skeduar të vëllain, Agron Xhafaj, të dënuar në Itali per trafik ndërkombëtar kokaine dhe aktualisht është një nga kokat e trafikut të drogës në Vlorë? 

A e ka skeduar grupin e Arbër Çekaj, të drogës kolumbiane, ku bën pjesë edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit? 

A e ka regjistruar grupin e Qazim Sejdinit dhe dhëndrit të tij në Elbasan, ku përfshihet edhe kompania e gruas së Sejdinit, që është nën hetim për trafik droge? 

A e ka regjistruar grupin e Lulzim Berishës dhe Emiljano Shullazit?

Nëse vërtet do që të luftojë krimin e organizuar dhe lidhjet me qeverinë e Ramës, përgjigjet për këto pyetje Fatmir Xhafaj duhet t’i bëjë publike dhe t’i kërkojë ndihmë çdo qytetari që ta ndihmojë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Toni16/04/2018 18:55

O thapathupi ik fiti nji dopio e ca lek ke ruleta se kaq,tru ke ti pjesen tjeter e ke tallash

Ari16/04/2018 15:02

Kta nuk dine as te bejn pyetje jo me te bejne opozite. A sa te lodhur jane ktaaaa

Rimi16/04/2018 15:01

5 pyetje nga paloka quhen kto? Tete vjet e mbajti PD pushtetit dhe 1 kriminel nuk e skedoj jo me ta arrestontet. Tani dalin e na llomotisin

paqoja16/04/2018 14:54

Kush i perpilon keto pyetje Mul Noka Loqja me Ed Paloqen!!?

i deleguari16/04/2018 14:06

Ka lezet ta degjosh Paloken,flet rralle e per mall,por e thote ama.Me kryetar Lul Bashen,shyqyr qe lejohen "noi her m'sene" i thojn tironsit.! Ama aty nga vendi e bojn telef Edin,po deri aty ku s'nigjohet m'mikrofon ama ...

Shto koment

Denonco