VIDEO/ Arrestimi i kuksianëve, Basha: Në Shqipëri është instaluar polici e prokurori politike, duhet të ndalet

VIDEO/ Arrestimi i kuksianëve, Basha: Në Shqipëri është instaluar polici e prokurori politike, duhet të ndalet

13:01, 16/04/2018
A+ Aa A-

Ka reaguar pas bërjes publike të videos së arrestimit të protestusve kuksianë nga policia në mes të natës, kreu i PD Luzim Basha. Në një postm në rrjetet sociale ai ka akuzuar qeverinë dhe e ka quajtur këtë një krim shtetëror. Ky krim shtetëror tregon qartë se në Shqipëri është instaluar një polici dhe prokurori politike dhe ekstraligjore, e cila shkel dhe dhunon të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë sepse është vënë në shërbim të regjimit të Edi Ramës, shkruan Basha.

Ja shënimi i plotë i kreut të PD:

Pamjet që vërtetojnë rrëmbimin e qytetarëve kuksianë në mes të natës dëshmojnë se arrestimet e tyre janë bërë në mënyrë të paligjshme, dhe më pas policia dhe prokuroria kanë fallsifikuar në bashkëpunim me njëra-tjetrën dokumentat zyrtare.

Ky është një krim shtetëror i kryer me ftohtësi kriminale dhe në bashkëpunim kriminal mes policisë dhe prokurorisë!

Ky krim shtetëror tregon qartë se në Shqipëri është instaluar një polici dhe prokurori politike dhe ekstraligjore, e cila shkel dhe dhunon të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë sepse është vënë në shërbim të regjimit të Edi Ramës. Misioni i këtyre institucioneve të kapura nuk është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, por lufta kundër çdokujt që rrezikon apo kundërshton regjimin e Edi Ramës.

Krimi shtetëror i rrëmbimit dhe burgosjes së paligjshme të qytetarëve të pafajshëm kuksianë duhet të ndëshkohet.

Kjo është thirrje për një reagim popullor kundër padrejtësisë ndaj kuksianëve kurajozë që mbahen si kriminelë në burg, ndërkohë që kriminelët e vërtetë janë të lirë.

Ne jemi me kuksianët. Ne jemi me popullin. Ky regjim kriminal duhet të ndalet dhe se bashku duhet të rivendosim demokracinë, drejtësinë dhe dinjitetin e njerëzve të thjeshtë.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    i deleguari16/04/2018 13:46

    E nxorri buken per sot ky hollandezi dhe kaq !. Po si do ta ndalish dhe kush do ta ndali o zoti Lylizim,apo kjo eshte teme tjeter dhe s'ka lidhje me zotnine tate e as me PD.Muti i mullarit ka marre rruget o Lulzim dhe ti ben thirrje per reagim popullor e pastaj shkon ne shpi se te mbaroi orari zyrtar.Largohu Lulzim per te miren e fukarejve se bashku me Patozin Topallin,Bregun Boden,Imamin,Rrulin.Ndersa per takemin tjeter qe ke sjelle ne PD, i le apo s'i le aty presore si Spaho,Tabaku,Bozdo e ndonje tjeter ata s'prishin punese se nje tas dhalle duan per aq sa flasin e per aq sa thone.Nejse ,justifikimi eshte shume patriotik: "te marrim statusin nje here pastaj do bejme namin..." Turp dhe maskarallek ne kurriz te ketij mileti!!!

    Shto koment

    Denonco