Dy fytyrat e Ramës me minatorët, LSI: Dikur u kërkonte votën në Bulqizë, sot u del në videokonferencë

Dy fytyrat e Ramës me minatorët, LSI: Dikur u kërkonte votën në Bulqizë, sot u del në videokonferencë

11:48, 16/04/2018
A+ Aa A-

LSI ka sulmuar kreun e qeverisë Edi Ramën për 'takimin" qe ai po bën me minatorët për problemet e tyre, takim me videokonferencë, vite dritë larg asaj ç'u premtoi gjatë fushatave elektorale në Bulqizë dhe kudo ku ata jetonin dhe i duhej vota

Përparim Spahiu, deputeti i LSi, deklaroi nga selia e kësaj partie se "kryeministri i sotëm, dikur kryetar opozite, në vitin 2011 përbetohej për minatorët. Ai u kërkonte votën banorëve të Bulqizës, me premtimin se banorët do të merrnin atë që u takonte, madje i bënte thirrje që të bëheshin bashkë kundër së keqes. Mirëpo sot, në  vend që të shkonte tek galeritë ku minatorët punojnë e humbin jetën, të shikonte kushtet skandaloze ku ata punojnë, na shfaqet në një konferncë të shëmtuar a thua se ai dhe qeveria e tij nuk e  dinë se çfarë minatorët kërkojnë.

Valën e protestave këtë vit e nisën minatorët, naftëtarët, kuksianët e do të vazhdojnë, - theksoi Spahiu. - LSI, që ka mbështetur çdo iniciativë të çdo shqiptari, do të mbështetësë më shumë se askush tjetër, minatorët."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco