Skandal/ Një prej anëtarëve të KPK-së, kandidat për deputet i G99, ja kush është...

Skandal/ Një prej anëtarëve të KPK-së, kandidat për deputet i G99, ja kush është...

19:20, 13/04/2018
A+ Aa A-

Një prej anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, një nga strukturat kryesore në procesin e vettingut, rezulton të ketë qenë kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës.

Bëhet fjalë për Roland Ilia, i cili në 2009 kandidonte për subjektin G99, që drejtohej në atë kohë nga Erjon Veliaj, dhe ishte në koalicion me socialistët e Edi Ramës. Ilia renditej i dyti në qarkun e Shkodrës në listën e G99.

Pasi nuk arriti të plotësonte ëndrrën për t’u bërë deputet, në atë kohë me opozitën e majtë, Ilia vijoi si avokat dhe lektor në Universitetin e Shkodrës.  

Ai ishte një ndër emrat që kandidoi për KPK, duke rezultuar një nga të përgjedhurit si anëtarë nga Kuvendi.

KPK është institucioni që përcakton karrierën për gjyqtarët dhe prokurorët në kuadër të Reformës në Drejtësi. Në të paktën dy raste, KPK ka ndërprerë karrierën e dy gjyqtarëve, Fatos Tushe dhe Besim Trezhnjeva, të cilët nuk kanë mundur të justifikojnë pasurinë, të paktën sipas vlerësimeve të KPK-së.

KPK përbëhet nga një trupe prej 12 anëtarësh, të cilët nuk dihet nëse kanë kaluar filtrat e kontrollit të pasurive njëlloj sikundër në rastin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Por fakti që një prej anëtarëve të KPK-së, institucion vendimmarrës dhe i pavarur, rezulton se ka qenë pjesë e një gare elektorale, për të parti në koalicion me socialistët dhe të drejtuar nga Erjon veliaj, sot kryebashkiak i Tiranës, ngre pikëpyetjen nëse është kaq i pavarur edhe politikisht ky institucion?

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigranti 13/04/2018 21:15

Edhe ato te dyja problem njeri e shkarkuar tjetra me kur ishte notere meshkelje qe media I din mire. Nderpresin pa u thelluar ne expertize farenje, nje nder 10 gjygjtaret me te mire e te pa kontestuar ne ShqiperiKLP...E ka pas nxjerre 2 here te paster. Por fajin e ka kandidimi i tij per KLGJ the origjina

Genci13/04/2018 20:25

Epo pse tani e moret vesh qe ka qene kandidat I Gay 99? Pse nuk e perjashtuan deputetet e PD ne procesin e perzgjedhjes? Pastaj ka goje te liga qe thone qe eshte propozuar nga deputetet e PD. Verifikojeni njehere pastaj shkruani per pordh.Landin, burin e Soniles.

Shto koment

Denonco