‘Shpërthen’ Manjani: Bullizmi apo bullshit-izmi, edukimin nuk e bëjnë as Ambasadorët, as ...

‘Shpërthen’ Manjani: Bullizmi apo bullshit-izmi, edukimin nuk e bëjnë as Ambasadorët, as ...

10:17, 31/03/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një komenti në rrjetet sociale, ka ironizuar reagimin më të fundit të Delegacionit të BE-së në Tiranë lidhur me LGBT.  Manjani shkruan se delegacioni i BE më në fund dha një deklaratë për shtyp! Nuk e kishte as për drogën, as për prioritetet, as për ndonjë datë për çeljen e bisedimeve, e kishte për bullizmin.

Postimi i Ylli Manjanit

Bullizmi apo bullshit-izmi!

—————

Delegacioni i BE më në fund dha një deklaratë për shtyp! Nuk e kishte as për drogën, as për prioritetet, as për ndonjë datë për çeljen e bisedimeve.

E kishte për bullizmin! Bullshit-izmin më mirë!

Që të ndajmë bullizmin nga bullshit-izmi duhet të kuptojmë thelbin e debatit.

Po kërkojmë të ndajmë shkollën nga batakçinjtë e fondeve të donatorëve (bullshit-istët).

Pastaj se nga e kanë orientimin seksual njerëzit ta mbajnë për vete! Fundja le ta ndajnë edhe me të tjerë, por jo në shkollë!

Në çdo shkollë të Europës, mesimin dhe edukimin e bëjnë mësuesit sipas programit mësimor!

As shoqatat, as ambasadat, as delegacionet, as kryeministrat, as ministrat, as politikanët, as LGBT, as PPP, as kush tjetër!

Vetëm mësuesit, të cilët kanë bërë shkollë për mësuesi!

Në Shqipëri ska pse të jetë ndryshe!

Prandaj ti lëmë mësuesit të na me edukojnë e mësojnë fëmijët!

Ideja që debati publik po sjell diskriminim dhe urrejtje, është e gabuar!

Së pari, diskriminimin e bëjnë ata që marrin vendime jo ata që japin mendime! Për pasojë, ligjet veprojnë mbi vendimmarrësit diskriminues.

Së dyti, asnjë grup i margjinalizuar nuk ka të drejtë ti imponohet shoqërisë!

Së fundi, shoqëria jonë bashkjeton me tolerancë të admirueshme me shumë problematika dhe grupime sociale. Ndaj fryrja e këtyre temave është fiktive dhe bëhet vetëm për të justifikuar ca para NGO-sh.

Edhe në këtë pikë, me shumë tolerancë dhe respekt i urojmë: ti hanë shëndosh ato para!

Por larg nga mjediset e shkollave! Kaq!

Ndërkohë, ka tema të tjera shumë më të rëndësishme për t’u marrë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi31/03/2018 10:38

Qe te marri nje rendesi kaq te madhe LGBT-ja, eshte shume banale. Kuptohet qe kjo levizje pe behet me nje qellim te caktuar nga kryeministri sigurisht. Shkollat jane per te mesuar femijet, per te marre dije, per ti zhvilluar ata, per ti bere te afte, ne jete, dhe jo per ti diktuar atyre bindjet fetare, bindjet politike, prirjet ideologjike, prirjet sexuale et. Femijet jane te gjithe njelloj dhe pa asnje dallim nga njeri tjetri. Ata duhet te shkollohen dhe me moshen e tyre ne koh, bejne dhe zgjedhjet e tyre si per bindjet fetare, politike, sexuale etj...ne duhet thjeshte te respektojme lirin e tyre. Cfare eshte kjo qe na ngihet nje grup b**the qi**mash qe na shkojne ne shkolla dhe indoktrinojne prirjet e tyre sexuale. Athere te ngrihen grupe te tjera me prirje anti b**the qim**sh, dhe te bejne te njejten gje, te ngrihen dhe grupe per bindjet fetare dhe te bejne te njejten gje, te ngrihen dhe grupe bindjesh politike dhe ideologjike dhe te bejne te njejten gje. E kuptoni se cfare banaliteti eshte ky, dhe poshtersije. Femijet shkojne ne shkolla vetem per tu arsimuar, per te marre dituri, per tu zhvilluar, dhe me pas ata bejne zgjdhjet e tyre per gjitheshka, per fshire ketu nese duhet te q***hen nga b***tha apo jo.

Shto koment

Denonco