DOKUMENTET/ Zbulohen fakte tronditëse për negociatorin tonë Qirjako Qirko

DOKUMENTET/ Zbulohen fakte tronditëse për negociatorin tonë Qirjako Qirko

16:33, 21/03/2018
A+ Aa A-

Pas zbardhjes së listës me emrat e 12 anëtarëve të grupit negociator që do të marrë pjesë në bisedimet për një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë, shumëkush është habitur kur kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati kanë “fluturuar” mijëra kilometra larg për të sjellë nga Londra në Shqipëri Qirjako Qirkon.

Qirjako Qirko, aktualisht është ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, një detyrë e rëndësishme kjo që kërkon impenjim të madh, pasi dihet që ky vend ka një komunitet jashtëzakonisht të madh emigrantësh që jetojnë dhe punojnë aty.

Por pavarësisht kësaj dhe faktit që Qirko nuk njihet si ndonjë ekspert në çështjen më të rëndësishme që pritet të bisedohet si ajo e ndarjes së detit, ai është urdhëruar të braktisë për ca muaj detyrën e ambasadorit dhe të bëhet pjesë e 12-shes që do të vendos fatet e kufijve të Shqipërisë me Greqinë.

 Deri më tani në media për Qirjako Qirkon ka dalë një fakt interesant nga e kaluara e tij dhe që mund të shpjegojë se përse ai mund të jetë një i “preferuar”, ose më saktë i infiltruar në komisionin shqiptarë nga pala greke.

Tashmë nuk është sekret se Qirjako Qirkos ka pasur detyra të rëndësishme në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, si pasojë e lidhjeve farefisnore me familjen e fuqishme Kapo. Një nga xhaxhallarët i tij ka qenë zëvendësministër në kohën e Enverit, por është zbuluar dhe dekonspiruar nga sigurimi I Shtetit si “agjent i grekëve”.

Pavarësisht kësaj familja Qirko dhe vetë Qirjako nuk u goditën, si pasojë e mbrojtjes së fuqishme që kishin nga Kapot.

Kjo “lidhje greke”, sado që në pamje të parë mund të duket e largët përbën një skandal të vërtetë dhe hedh poshtë sinqeritetin, integritetin dhe qëllimet e vërteta mbi të cilat është  ngritur komisioni shqiptarë, që do të negociojë me palën greke.

Përveç këtyre fakte që tashmë janë bërë publike në gati të gjitha mediat shqiptare, Syri.net ka zbuluar edhe më shumë, nga e kaluara e errët e Qirjako Qirkos.

Sipas dokumenteve që disponojmë ai ka qenë prokuror në gjyqe politike, gjë që komprometon hapur integritetin dhe pastërtinë e figurës së tij.

Sipas faksimileve më poshtë ku mund të shihni firmën e Qirkos ai ka qenë Prokuror i kontrollit të  veprimeve hetimore në çështjen e shtetasit Francesk Pepa, i cili akuzohej nga regjimi në grahmat e fundit, “për grumbullime të paligjshme (protesta për demokraci) dhe përgatitje për të braktisur atdheun, (arratisje).

Një çështje tjetër e rëndë dhe komprometuese për Qirkon (shih dokumentet) të cilën ka ndjekur dhe ekzekutuar kur ka qenë prokuror i regjimit është ajo ndaj shtetasit Shpetim Ferra, i akuzuar, “për tentativën e rrëzimit të bustit të Enverit dhe pjesëmarrjes në demonstrata”.

Ky para është një nga negociatorët e Shqipërisë për ndarjen e detit me fqinjët helenë: Xhaxhain “agjent të grekëve” dhe vetë prokuror i egër i regjimit të Hoxhës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Fieraku nga Ferrasi22/03/2018 17:46

    Sirius tu ta Ka dhi kushedi sa here Ertogruli.

    Sirius22/03/2018 02:26

    Po sipas Syrit, meqense e paska emrin Qirjako duhet patjeter te jete agjent Grek dhe sidomos kur kete e ka thene dhe ish sigurimi i Hoxhes, qe i kishte bere te gjithe agjent e armiq. Se nga i gjeni keto xhevahire nje zot e di. E c'rendesi kane negociatoret? Negociatoret jane sa per fasade se marreveshja eshte kopsitur qe me pare. Ndoshta duhej te vendosej ndonje me emer Mahmut, Sabri apo Mehmet qe te tingellonte puro cok gjyzel Shqiptar. VK.

    ...21/03/2018 20:32

    Ne vitin 1999 kur Majko u be kryeminister e emeroi Sekretar te Pergjithshem te kryeministrise. Ngaqe merrej ,e vogelsira deri dhe kush shkonte ke kafja e Lushit nje shoku jone i vuri nofken firma 2 Qi( Qirjako Qirko)

    Daj Jaku21/03/2018 18:14

    Qirjako Qirko, spiun grek me pseudonimin QiQi. Nuk është se na Qi Qi greku, e keqja më e madhe se ne ja nxjerrim b... vetë këtij Qi Qi.

    diplomatja21/03/2018 17:45

    Qirko njihet per zellin e tij prej spiuni dhe njeriu te lig. Jo me kot Ministri Bushati e zgjodhi sekretar te pergjithshem e qe kileget e Qirkos e therrisnin sekretar i partise. Megjithse punonjes i Ministrise, Qirko beri listen e spastrimeve te kolegeve e ia vuri ne tavoline Bushatit. I beri relacion ministrit per grupin negociator te 2009 dhe i dergoi ne prokurori, packa se ata me pas u shperblyen per "tradhetine" e bere. Si rezultat i spastrimeve te hetuesit bolshevik Qirko ne MPJ ne 2013-2014, Ministria eshte detyruar te paguaje deri tani mbi 270 milion leke demshperblime me vendim gjykate, madje ti ktheje ne pune. Ne Ministri eshte njeriu me i urryer per shkak te zellit prej njeriu te lig dhe spiun. Shume zullume i ka bere me iniciativen e vet duke ia mveshur ministrit Bushati edhe pse ky i fundit jo gjithnje ka qene ne dijeni. Gjate kohes si Sekretar i Pergjithshem ringjalli luften e klasave me zellin e prokurorit bolshevik. Shkaterroi ligjin e sherbimit me jashte duke demtuar edhe intetesat e kolegeve pasi vete ishte i mbrojtur politikisht. Se cfare misioni ka ne grupin e negociatoreve eshte mister, por gjithsesi jo ne te mire te Shqiperise. Ne Londer merret me cdo gje pervec interesave te shqiptareve. Flitet se merr pagese edhe per bashkeshorten sic eshte parashikuar me ligjin e sherbimit me jashte, por me kusht qe te mos jete ne pune. Ajo qendron ne Tirane e punon si mjeke private.

    gramoz21/03/2018 17:02

    Ore interesant me keta ripjerdhsat, po si nuk u gjet ndonje me emer qe te tingelloje me shqipetar, si psh Agron, Sokol, Gezim apo Shpetim. Ku i gjejne keto emra xhanem Ksenofon apo ky qirje Qirjakoja fosile diktatures na perfaqesoka edhe diplomacine tone ne Londer, hajde ripjerdhsa hajde.

    Yp xhixhi21/03/2018 17:02

    Mos ka qene ky ai portier k_ri I Partizanit para she te vine Musta?

    qimi21/03/2018 16:44

    akoma ne 2017 diskutohet figura njeriut se thuhej qe xhaxhai i tij paska qene agjent grek ne kohen e xhaxhit. me mentalitet komunist se ky nuk ka ku te veje.

    Shto koment

    Denonco