Qytetari: Më keni vendosur gjobë 1 milion. Rama: Edhe Basha kështu thotë, por...

Qytetari: Më keni vendosur gjobë 1 milion. Rama: Edhe Basha kështu thotë, por...

18:22, 13/03/2018
A+ Aa A-

Një qytetar i është ankuar sot Kryeministrit Edi Rama se i janë vendosur dy gjoba padrejtësisht për 5 kg mish. Personi ishte i pranishëm në takimin e Ramës në kuadër të programit të zhvillimit 2021 dhe shqiperiaqeduam.al.

Sipas Ramës kjo është platforma e bashkëqeverisjes, ku dëgjohet zëri i çdo qytetari dhe zgjidhet çdo ankesë e ligjshme apo kërkesë e mundshme.

Qytetari me profesion kasap denoncoi vendosjen e një gjobe 1 milion lekë pa asnjë të drejtë. Në vend të marrjes së një përgjigjeje nga Kryeministri për hallin që ky qytetar kishte, Rama i tha “këtu dhe kryetari i opozitës thotë që jam në rregull kur e di që nuk është në rregull, jo më një kasap”.

Debati

Qytetari: Më kanë vendosur 1 milion lekë gjobë në vitin 2014

Rama: Si në 2019 se 2019 nuk ka ardhur akoma

Qytetari: Në 2014 jo në vitin 2019. Më kanë vendosur dhe një gjobë tjetër në 2018, pa të drejtë.

Rama:  Ja ministri i Bujqësisë të të jap përgjigje.

Qytetari: Ma kanë vendosur për 5 kile mish.

Peleshi: Unë nuk e njoh këtë çështje, por ka procedura që të ankohesh. Duhet të jenë të gjithë në rregull, të ngrihen në një standard tjetër. Nuk kemi një standard për të informuar.

Qytetari: Unë jam më çdo gjë në rregull

Peleshi: Je ti po nuk janë të tjerët

Rama: Këtu dhe kryetari i opozitës thotë që jam në rregull kur e di që nuk është në rregull, jo më një kasap.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alban13/03/2018 20:33

Kryeminister ordiner dhe degje....

Tarasi13/03/2018 19:13

Vaj medet o vaj medet kujt i qahesh o i shkrete. Ne katundin tone, ne kohen e xhaxhit Enver, kishim nje kryetar keshilli qe quhej Sabri. Sabriu kishte nje qen langaraq, frikacak, qe te hante tinez. Nje here kafshoi nje burre te moshuar duke ecur ne rruge, i cili po i qante hallin nje miku te tij se ç'duhej te bente. Miku i thote: " Shko ankohu te kryetari i keshillit, te Sabriu." Mire mor mire, por qeni qe me kafshoi ishte i Sabriut,- ia ktheu i revoltuar burri i moshuar duke ecur çale-çale, se plaga nga kafshimi i qenit nuk mbyllet lehte

Shto koment

Denonco