Jul Deda: Ja si ua mbylli gojën Edi Rama artistëve dhe teatërdashësve me një plagjaturë...

Jul Deda: Ja si ua mbylli gojën Edi Rama artistëve dhe teatërdashësve me një plagjaturë...

18:01, 13/03/2018
A+ Aa A-

Aktori i njohur Julian Deda përmes një komenti në rrjetet sociale shprehet se Kryeministri Edi Rama ua mbylli gojën artistëve dhe teatërdasve me një plagjaturë.

Një ditë më parë, Rama paraqiti projektin për teatrin e ri kombëtar, duke u shprehur se ai ishte një projekt i hartuar nga një prej arkitektëve më të mirë të arkitekturës moderne.

Por një ditë më pas, në rrjet janë publikuar foto dhe materiale, përmes të cilave hidhet dritë se projekti i paraqitur nga Rama është një projekt i vjedhur nga një studio ukrainase, i punuar në 2011 për Korenë e Jugut.

“Të dashur kolegë aktorë, artistë dhe teatërdashës. Shikoni pak se me çfarë plagjature ju mbylli gojën Kryeministri. Jo vetem qe nuk ju pyeti fare, jo vetëm ju trajtoi si qënie të vogla, me të cilat ai mund të bëjë dhe thotë ç'të dojë dhe si të dojë, por në fund ju la në derë një projekt të vjedhur nga një studio ukrainase të punuar në 2011-tën për Korenë e Jugut, si për të thënë se nuk ia vlen të lodhesh shumë për ju. Gjynah...!”, shkruan Julian Deda.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Jul13/03/2018 18:21

    Edo, a me duket qe i ka hyre vetja ne qejf cunit te Zefit! Kur te kesh kohe, kendoja kengen dhe ketija!

    Shto koment

    Denonco