Rama tha se rruga Tiranë-Elbasan përfundon brenda 2018/ Shpërthen gazetari: S’mund të gënjesh si ‘derr’ në...

Rama tha se rruga Tiranë-Elbasan përfundon brenda 2018/ Shpërthen gazetari: S’mund të gënjesh si ‘derr’ në...

17:12, 13/03/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rruga Tiranë-Elbasan do të mbarojë brenda këtij viti. Por gazetari Lutfi Dervishi përmes një postimi në rrjet ka renditur të gjitha deklaratat që janë bërë për mbarimin e kësaj rruge. Sipas tij, s’mund të të gënjesh si “derr” në epokën e google.

Komenti nga Lufti Dervishi

Tiranë – Elbasan si pëlhura e Penelopës

Autostrada Tiranë- Elbasan nisi më 2011 dhe duhet të mbaronte për 550 ditë, pra më 2013

Kanë kaluar 5 vjet nga koha kur duhet të ishte mbaruar kjo rrugë dhe në harkun e këtyre 5 viteve janë të paktën 10 premtime publike për mbarimin e rrugës.

8 Nëntor 2014

Ministri Transporteve inspekton punimet në rrugën Tiranë – Elbasan dhe konfirmon se nuk do të ketë kosto shtesë! Ndërtimi pritet të përfundojë në pranverën e 2015.

17 nëntor 2015

Segmenti rrugor nga Mulleti deri ne afërsi te tunelit pritet te përfundoje ne 6 mujorin e pare te 2016.

11 shkurt 2016

“Ka një afat të miratuar zyrtarisht me kompaninë, fundi i vitit 2016. Nëse nuk respektohet do të penalizohet. Nëse kompania nuk performon sipas grafikut do të largohet dhe do të tenderojmë me një kompani tjetër”, tha ministri.

28 shkurt 2016

Në nëntor të vitit të kaluar, ministri i Transporteve premtoi se rruga do të përfundojë në qershor 2016. Por kur kanë mbetur vetëm tre muaj nga ky afat, punimet janë ndalur plotësisht.Ndaj afati do të shtyhet deri në fund të këtij viti. Këtë e dëshmon edhe një njoftim i Autoritetit Rrugor, i cili ka kërkuar nga banka financuese sërish shtyrje të afatit të përfundimit të punimeve deri në muajin dhjetor.

19 prilll 2016

Hyrja e Autostradës do të jetë e ndriçuar. (Këtë lajm prisnin me padurim të gjithë)

30 korrik 2016

Sipas marrëveshjes së re, 85 % e projektit loti Teg-Mullet, duhet të përfundojë brënda 31 dhjetorit 2016, dhe pjesa tjetër brënda marsit 2017.

17 mars 2017

Zyrtarisht rruga duhej të përfundonte në vitin 2015 ndërsa afati i ri është viti 2018.

16 tetor 2017

Një delegacion i fondit për Zhvillim, Abu Dhabi, ishte këto ditë i pranishëm në Shqipëri për të parë nga afër projektet e financuara prej tij, që kapin vlerën e 423 milionë dollarëve.

Rruga Tiranë-Elbasan do të mbyllet në fund të vitit 2017

13 mars 2018 (sot)

Rruga finalizohet plotësisht brenda këtij viti

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 13/03/2018 21:08

Eshte shume normale qe ta genjesh kete derre mileti, se ashtu i pelqen. Ja beri Berisha rrugen, i shpetoj nga krraba e llahtarsheme ku cdo vite kishte furgon te rrezuar, autobuz, makina.....dhe voten e dhane kunder. I genjen Rama sa i do b**tha, dhe ata e duan e votojn...e perse athere duhet te mbaroje kjo rruge, kur keshtu ajo u jep para pa funde ministrave e drejtorve.....

Daj Jaku13/03/2018 18:34

Sidoqoftë gënjeshtra e parë ishte e Saliut i cili e kishte premtuar për vitin zgjedhor 2013. EDrama e ka përdor kët rrugë për të vjedh disa dhjetra miliona euro të tjera gjatë këtyre 5 viteve të qeverisjes së tij .Mbani mend o miq lexues e gazetarë të syrit. Ajo rrugë nuk përfundon gjatë këtij mandati të dytë të mashtruesit më të madh të historisë shqiptare. Kur deklarova këtë parashikim për afatin e Saliut, milittantët e PD më quajtën "komunist EDramist".

Shto koment

Denonco