Zbardhen detaje të tjera nga takimi i fshehtë Rama-Tahiri në një spital në Tiranë

Zbardhen detaje të tjera nga takimi i fshehtë Rama-Tahiri në një spital në Tiranë

16:17, 13/03/2018
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me takimin e fshehtë, mes Edi Ramës dhe Saimir Tahiri në një spital privat në Tiranë. Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se, takimi mes tyre është bërë për dy arsye, droga dhe hetimet ndaj ish-ministrit.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Antidroga dixhitale zbulon:

Qellimet e takimit 70 minuta Rama-Tahiri ne spital! sb

 “ I nderuar, një info e vogël që ndoshta ju hyn në punë:

Pershendetje doktor Rama mashtroi mbreme si per çdo gje dhe takimin me Tahirin.Ai takim eshte zhvilluar dhe ka patur dy çeshtje:

Se pari Rama i ka premtuar Sajmirit se se shpejti do nderpriten hetimet ndaj tij

Se dyti ne takim eshte diskutuar per ngarkesen e fundit te 613 kg droge te Edi dhe Olsi Rames.Kerkojne ti mbyllin me çdo kusht gojen Pezakut qe shkruante se transportonte droge per partizanet dmth vellezrit Rama!

Njeriu i besuar i Saimir Tahirit në përgatitjen e drogës që pinte vetë ka qenë gjithnjë Roni Shqiopa, i cili deri pak kohë më parë (e hoqi Fatmir Xhafaj) ishte drejtor i Shtëpisë së Pushimit të MPB-së në Durrës. Lidhja e Ronit me Saimirin dihej nga gjithë ministria.

Roni Shqiopa ka lindur në Katundin e Ri në Durrës në vitin 1984, por banon në Durrës. Nga ky fshat është edhe Armando Pezaku (1993) që "çonte miell për partizanët". Armando është djali i Agronit dhe Verie Shqiopës (me origjinë nga Sukthi).

Nuk është çudi nëse hetohen telefonat, të dalë lidhja e me Saimir Tahirin, nëpërmjet Roni Shqiopës. Jo më kot, Saimir Tahiri dhe Armando Pezaku, kanë të njëjtin avokat, Maks Haxhinë, të sugjeruar nga i njëjti person. Nëse vërtetohen si prova (tabulate, etj) lidhjet e Roni Shqiopës me Armando Pezakun,dhe Saimir Tahirit do te ishte shume e vyer per zberthimin e grupit te partizanve,me respekt..

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco