Orjola Pampuri: Çfarë e lidh Edi Ramen me rusët e Gunvorit

Orjola Pampuri: Çfarë e lidh Edi Ramen me rusët e Gunvorit

15:03, 13/03/2018

Partia Demokratike ka reaguar pas deklarimeve të një dite më parë të kreut të qeverisë në një studio Telvizive. Depytetja demokrate Orjola Pampuri i ka shtrua në një deklaratë të PD një sërë pyetjesh kreut të qeverisë Edi Rama.

Ja de deklarata e plotë e deputetes Pampuri.

Edi Rama pranoi drejtpërdrejt në TV mbrëmë, se ai është takuar me kompani ruse në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por ai, qëllimisht e anashkaloi emrin e kompanisë dhe detajet.

Edi Rama duhet të përgjigjet:

1.     Kush i solli rusët e Gunvorit në zyrën e tij në Tiranë?

2.     Çfarë u diskutua dhe u ra dakord me ta?

3.     A ka Gunvor në Shqipëri një kompani të përbashëkt me Besnik Sulajn, mikun e ngushtë të Edi Ramës?

4.     Çfarë marrëveshje ka bërë Edi Rama me Erdoganin për ndërtimin e Aeropotit të Vlorës nga një kompani që ndërton centrale bërthamore me kompani shtetërore ruse? 

Gjithashtu Edi Rama duhet të përgjigjet:
 

1.     Çfarë ka biseduar Damian Gjiknuri në Shën Petërsburg me Robert Noëikoskyn e Jurimexit, një personazh të cilësuar nga Senati Amerikan dhe Bashkimi Europian si person që rrezikon pavarësinë energjitike të Evropës?

2.     Çfarë i është premtuar Jurimexit? 

Të gjitha nyjet e drogës, krimit, pastrimit të parave, ndikimeve të paligjshme përfundojnë tek Edi Rama dhe familja e tij. 

Ky realitet nuk mund të fshihet dot nga sulmet që i bëhen Partisë Demokratike, të paguara me paratë e kokainës dhe të krimit.  

As vendosmëria e Partisë Demokratike kundër krimit dhe drogës nuk ka për të ndryshuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loni13/03/2018 18:30

Kjo esht ajo kopetentja qe e vun te paren e tiranes dhe e knawi fare tiranen mezi morrem aq deputet sa morrem ikni mor megjith kete anonime

Shto koment