FOTO/ Burgu i Peqinit, ja çfarë i kërkuan Aldo Bare dhe Roland Xhepexhiu, ministres së Drejtësisë Gjonaj

FOTO/ Burgu i Peqinit, ja çfarë i kërkuan Aldo Bare dhe Roland Xhepexhiu, ministres së Drejtësisë Gjonaj

14:31, 13/03/2018
A+ Aa A-

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj pati kurajën sot të takohet me të dënuarit VIP në burgun e Peqinit.

Në seksionin e sigurisë së lartë ajo u fut në qelinë ku vuan dënimin Aldo Bare, dhe më tej edhe me të dënuarin me burgim të përjetshëm Roland Xhepexhiu. Ministra u njoh nga afër me kërkesat e të dënuarve, kushtet dhe trajtimin e tyre në këtë institucion të dënimit.

Aldo Bare u shpreh se kushtet në burg janë përmirësuar në krahasim me “katastrofë” siç kanë qenë më parë tha ai. Ai tha se nuk ka asnjë problem me personelin e burgut të Peqinit. Ndërsa shoku i tij i dhomës u shpreh i pakënaqur me gjyqësorin shqiptar dhe me masën e dënimit.

I dënuari tjetër i përjetshëm, sipas infoelbasani, shprehu rezerva sa i përket trajtimit ushqimor. Ai u ankua se vuan nga sëmundje kronike dhe se më përpara kishte një rezistencë ku gatuante vetë pasi ushqimi i burgut i bën keq për shëndetin. Por ministrja tha se do të respektohet rregullorja dhe ligji në këtë rast.

Të gjithë të dënuarit e tjerë shprehen pakënaqësi sa i përket masës së dënimit të dhënë nga gjykatat. 

Ministrja duket se është gjendur e papërgatitur përse pikërisht u ndodh papritur në qelinë e Aldo Bares. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Loran shehu13/03/2018 16:11

    Bravo paskemi ren ne nivelin e aldo bares te na japi ment cesht ky turp pak te burgosur ka aty qe nuk kan ber poshtersit qe ka ber aldo leshi

    Shto koment

    Denonco