Idrizi: Presidenti Meta ka të drejtën të njohë grupin negociator...

Idrizi: Presidenti Meta ka të drejtën të njohë grupin negociator...

22:07, 22/02/2018

Presidenti Ilir Meta nuk i ka dhënë plotfuqishmërinë ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, për fillimin zyrtar të negociatave me Greqinë. Përmes një letre drejtuar kryeministrit Rama dhe ministrit Bushati, Kreu i Shtetit i ka kërkuar informacione shtesë mbi grupin negociator dhe detaje nga bisedimet.

Në emisionin “Studio e Hapur”, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka komentuar qëndrimin e Presidentit Meta. Ai tha se transparenca për këtë proces është shumë e rëndësishme.

 “Presidenti është në tagrin e vet që të njohë negociatorët, të gjithë ne e duam ta kemi këtë informacion.

Po kështu duhet të ketë dijeni për bisedimet dhe negociatat. Është me shumë rëndësi të ketë transparencë për këtë proces”, u shpreh Idrizi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku22/02/2018 22:53

Mbylle sqollin o Idrriza se nyk ka nevojë Presidenti për "aprovimin" tënd mbas pilafit të tepsisë të EDramës. Nek ma merrte mëndja kurrë që çamët të nxirrnin në krye individë llumpen të nivelit të Idrizit e Qife Rakipit.

Shto koment