Habit Veliaj: Teatri Kombëtar ka sëmurur aktorët me kancer, ja çdo të ndodhë ...

Habit Veliaj: Teatri Kombëtar ka sëmurur aktorët me kancer, ja çdo të ndodhë ...

21:46, 22/02/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha në mbrëmjen e sotme se teatri i ri do të jetë veç godinë për artin, pa kullë. Por, ai pranoi që në sipërfaqen pas Teatrit do të ketë ndërtime.

Kryebashkiaku pohoi se Teatri Kombëtar është një monument kulture, por ai bëri një krahasim që edhe malarja mund të quhet monument kulture meqë i përket kohës kur është ndërtuar godina e teatrit.

“Është turp i madh të mbajmë ndërtesa të tilla, qelbësira të tilla”, tha Veliaj.

 “Mjeshtrat italianë thonë se kjo godinë është ndërtuar me tallash dhe lëndë të tjera të dëmshme, që ka shkaktuar dëme dhe sëmundje kancerogjene tek artistët e teatrit, sot nuk ka asnjë vlerë monumentale.

Është një anglomerat fibrash vegjetale, etj, etj. Sot jemi në një situatë që ky Teatër ka sëmurur aktorët tanë me kancer. E keni vrarë mendjen përse gjithë ata aktorë kanë ikur nga jeta nga kjo sëmundje.

Kjo godinë nuk asnjë vlerë monumentale. E kemi këtë edhe nga raporti i ekspretëve i bërë që kur ishte Lulzim Basha kryetar Bashkie i Tiranës.

Është e njëjta situatë si me stadiumin. Të ëndërrojmë për Italinë fashiste kur kjo nuk mban më sipas këtyre ekspertëve në raport. Teatri është në këtë gjendje që kjo karakatinë të hajë edhe disa para nga taksapaguesit kur nuk mban nuk ia vlen”, tha Veliaj.

Gjatë debatit në studio, kryebashkiaku tha se duke qenë se jemi shtet i varfër do të përpiqemi që të shfrytëzojmë në maksimum faktin që në hapësirën pas Teatrit Kombëtar, Bashkia e Tiranës është pronarja më e madhe dhe ne do të bëjmë çdo negociatë që kur të vijë momenti ato para që dalin nga kjo, të shkojnë për ndërtimin e godinës së re.

“Nuk do të ketë më ndërtesa që janë si kancer”, tha Veliaj.

Veliaj nuk bëri publike  nëse do të ishte një kullë, apo ndërtime disa katëshe, do të bëhej hotel me 5 yje, apo një objekt tjetër.

Në studion e Opinion,  Veliaj u pyet fillimisht për godinën e Teatrit Kombëtar, për të cilin tha se duhet shembur sepse është një projekt pa vlerë i Italisë fashiste.

 Duke iu referuar një studimi të arkitektëve të huaj, ai tha se teatri ka qenë ndërtuar me tallazh dhe lëndë të tjera të dëmshme, që ka shkaktuar dëme dhe sëmundje kancerogjene tek artistët e teatrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku22/02/2018 23:53

Ju jeni të gjithë me kancer në kokë, Në Tiranë po vdesin të gjithë me kancer prej ndotjes qe keni krijuar me sasinë e betonit që keni derdhur. Prandaj keni shkuar me banim në Surrel. Prandaj ti paraqit imazhin duke punuar në Tiranë ndërsa fizikisht je në Kolumbi "për bisedime", jasht shtetit 25 ditë në muaj, ke studjuar holografinë me lekët e mamit dhe të fiqve. Kashta nuk shkakton kancer o mashtrues. Kancerin e shkaktojnë ato plerat e tua. Edhe ai djaloshi i mitur, viktima e Sharrës, ndoshta do ishte më me fat të kish jetuar duke pritur kancerin te teatri se sa vdekjen te plerat ku ti bën lekët o barbar vajgurs.

Specialisti i Semundjeve Profesionale22/02/2018 23:04

Kjo është një gënjeshtër që ta shpif. Azbesti shkakton sëmundjen e Azbestit vetëm nëse prishen muret apo objektet në të cilat ka azbest dhe punëtoret ekspozohen ndaj pluhurit të azbestit gjatë prishjes. Azbesti depozitohet në hapësirë pleurale te mushkërive dhe mund të shkatoje semundje vdekjeprurëse ne vitet e mevonshme.

Kujtua22/02/2018 22:25

Projekti eshte bere nga Berisha prandaj ky teater duhet shembur.

Shto koment

Denonco