Gazetarja nxjerr bllof Ramën/ Ja kush ia mbush sallën në takimin e fundjavës në Berat...

Gazetarja nxjerr bllof Ramën/ Ja kush ia mbush sallën në takimin e fundjavës në Berat...

18:13, 22/02/2018
A+ Aa A-

Gazetarja Esiona Konomi përmes një postimi në rrjetet sociale ka nxjerrë bllof Kryeministrin Edi Rama lidhur me takimet që zhvillon gjoja me qytetarët.

Kështu për takimin e Beratit janë dhënë porosi të qarta nga stafi i Kryeministrit jo vetëm mbi agjendën e takimeve, por edhe për numrin e pjesëmarrësve dhe cilët persona janë të angazhuar për të mbushur sallën.

Institucionet në varësi të ministrive, Prefekti, drejtuesi politik i qarkut, angazhohen për të sjellë në takim me Kryeministrin punonjës dhe vartës, me qëllim mbushjen e sallës ku është programuar takimi.

Më pas gjithccka përmes ERTV paraqitet si një takim me qytetarët, të cilët sërisht përzgjidhen nga drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun ku organizohet takimi.

As më pak dhe as më shumë një show, ku Kryeministri është në qendër të vëmendjes si shpëtimpari apo ai që zgjidh hallet e ‘qytetarëve’ të përzgjedhur...

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco