Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Zbulohet në Kuvend, kush është ministri që luan me diamante

Zbulohet në Kuvend, kush është ministri që luan me diamante

12:59, 22/02/2018
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Parlament, ka denoncuar mungesën e sintromit në treg për qytetarët që vendosin valvula në zemër.

Berisha ka thënë se ministrat e Ramës nuk e shohin këtë realitet, dhe duke iu referuar ministrit Blendi Klosi, Berisha tha se ky i fundit luan me diamante dhe e shikon botën rozë.

 “çdo emergjencë është një procedurë dhe vij këtu për të denoncuar pashpirtësinë, papërgjegjshmërinë në emër të qytetarëve të cilët kanë vendosur valvula në zemër dhe në 5 muaj nuk gjejnë sintrom në treg.

Kjo është 90% baraz me vdekje. Valvula nëse nuk merr holluesin e gjakut e çon drejt vdekjes të moshuarin. Këta që luajnë me diamante si puna e këtij që foli para meje, këta e kanë rozë këtë Botë. Këta që vdesin për valvula, e kanë ferr këtë botë”, deklaroi ish-kryeministri Berisha në sallën e Kuvendit.

Para ish-kryeministrit, në sallën e Kuvendit foli ministri i Mjedisit, Blendi Klosi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

O biri im!23/02/2018 14:54

O biri im jo me keshtu vepro! A B SH+

Nebil22/02/2018 15:58

Z. Sali, Fole per Enverin dhe Bllokun para disa ditesh, kishte ndonje byroist qe luante me diamante???!! Beju burre dhe mos genje thuaj te pakten nje te vertete. Ndoshta luante Spiro Koleka???!!!

Koli22/02/2018 15:51

Kan arritur ne ate nivel qe flasin vetem me miliona euro...dhe nje kerkes kisha per ata qe dalin e flasin me letra para ne kuvend, dreqi ta haj hidhini nje sy para se ti lexoni ose te pakten mundobuni te mesoni permbatjen e asaj qe ka letra se do dukeni gjasme me te besueshem.

Askushi22/02/2018 13:51

Me diament e me florinj, me vila e makina nuk eshte vetem Klosi, por te gjithe Klosat e Rilindjes, te mafjes

Shto koment

Denonco