Rama e pranon hapur se u ka hequr ndihmën ekonomike mijëra familjeve

Rama e pranon hapur se u ka hequr ndihmën ekonomike mijëra familjeve

12:44, 22/02/2018

Kryeministri Edi Rama ka pranuar në Kuvend se ua ka hequr familjeve shqiptare në masë, ndihmën ekonomike, sepse sipas tij ato rezultonin me vila dhe me makina por, edhe sepse ato që nuk i dispononin ato, nuk i kishin pranuar punët e ofruar nga Zyrat e Punës.

Rama iu drejtua me fyerje, deputetëve të opozitës, duke i quajtur "zogj të korbit" teksa e pohoi hapur se ia kishte hequr ndihmën ekonomike mijëra familjeve dhe debatoi për këtë me kryetarin e PD, Lulzim Bashën, i cili bashkë me deputetët e PD kanë filluar aksionin opozitar për t'i ndihmuar 20 mijë të prekurit nga varfëria, si hap i parë.

"Nga sistemi i pikëzimit të Sali Berishës, ne kemi hequr televizorin me ngjyra dhe bolierin, - tha Rama duke sulmuar ish-kryeministrin. - Me atë vendim qeverie është kaluar në proces me Bankës Botërore për reformën e ndihmës ekonomike. Kjo është reformë që filloi në qershor 2014 duke u pilotuar në 4 qarqe, Elbasan, Tiranës, Durrës e Vlorë dhe zbuloi se 19 mijë 700 deklarime ishin të rreme, dmth subjekte abuzive që merrnin ndihmën ekonomike nga ju dhe nuk meritonin ta kishin.

Më pas, çfarë bëmë?

Kanë kaluar 2 vjet nga procesi i pilotimit dhe jemi në fazën e shtrimit të së njëjtës skemë në të gjithë Shqipërinë. Nëse ju doni të protestoni për Fluturimin nga Prrenjasi që deri në tetor 2017 përfitonte ndihmë ekonomike dhe ishte pronar vile, vazhdoni protestoni. Nëse do protestoni për Gëzimin nga Kamza që ka dy makina, vazhdoni. Nëse do të protestoni për Dragushin nga Korça që merrte 1 milionë lekë në muaj dhe vraponte për ndihmë ekonomike, vazhdoni protestoni!

Ka një fond të posaçëm – e ftoj kryetarin e PD që në bashkëpunim me Xhelal Mziun, t’i akomodojë brenda skemës së ndihmës ekonomike ata që nuk shkon t’u zgjidhë hallin por ua merr për ta shfaqur në televizor

E vetmja bashki që ka bërë ekzaktësiht këtë veprim është bashkia Vlorë ku ka pasur 700 deklarime të rreme, por janë integruar 35 familje të gjykuara nga bashkia si subjekte të ndihmës ekonomike. Ne nuk krahasohemi me kohën e Zogut," theksoi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment