Pranohet kërkesa e PD për mocion, ja data kur Rama do të përballet me opozitën në Kuvend

Pranohet kërkesa e PD për mocion, ja data kur Rama do të përballet me opozitën në Kuvend

11:39, 22/02/2018

Kuvendi pranon kërkesën e PD-së për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama lidhur me heqjen e ndihmës ekonomike për mijëra familje dhe ka caktuar datën e përballjes.

Mocioni për debat do të mbahet 15 mars, pasi në dy seancat e radhës , kryeministri do të jetë jashtë vendit.

Partia Demokratike dorëzoi të martën në Kuvend kërkesën për mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të më shumë se 20 mijë familjeve ekstremisht të varfra në të gjithë vendin.

Në kërkesën e Partisë Demokratike theksohet se përjashtimi është abuziv, i bërë në proçedura aspak transparente, në tejkalim të përcaktimeve ligjore dhe, me shumë gjasë, në kushtet e ndjekjes penale.

Partia Demokratike e kërkon debatin me kryeministrin për këtë çështje që në seancën e së enjtes, sepse nga kontaktet direkte, qindra kryefamiljarë kanë pohuar se nuk kanë para për bukë në kuptimin e parë të fjalës.

“Situata e verifikuar deri më tani është shkaktuar prej papërgjeshmërisë së qeverisë dhe ka rënduar gjendjen e këtyre familjeve në kufijtë e një drame njerëzore dhe të një emergjence kombëtare, pasi ndihma ekonomike është e vetmja mundësi mbijetese për ta”-thuhet në kërkesën e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike e cilëson kriminal dhe të papërgjegjshëm aktin e përjashtimit të mbi 20 mijë familjeve në nevojë, duke i lënë në mëshirën e fatit, pa u dhënë asnjë sqarim dhe duke u hequr të drejtën kushtetuese, të përcaktuar në nenin 52. Aty thuhet se “Kushdo, kur mbetet pa punë për shkaqe të pavarura nga vullneti i tij, dhe, kur nuk ka mjete të tjera jetese, ka të drejtën e ndihmës në kushtet e parashikuara me ligj.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment