A është Lulzim Basha i pazëvendësueshëm? Ja përgjigjia që jep Sali Berisha...

A është Lulzim Basha i pazëvendësueshëm? Ja përgjigjia që jep Sali Berisha...

22:30, 20/02/2018

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se nuk ka penguar askënd të kandidojë për postin e kreut të PD-së, sikundër nuk i ka kërkuar as Lulzim Bashës dhe as të ndjerit Sokol Olldashi që të kandidojë.

“Nuk kam penguar askënd për të kandiduar, sikundër nuk i kam kërkuar askujt që të kandidojë, pasi kjo do të ishte një përgjgejësi e madhe.

Unë nuk do të kem asnjë kandidat për Partinë Demokratike, zgjidhja është e anëtarësisë së PD-së.

Unë nuk di asnjë njeri të pazëvendësueshëm dhe e kam thënë shpesh këtë për veten time. Njeri të pagabueshëm dhe të pazëvendësueshëm nuk ka”, tha Berisha, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ka figura sot në PD që mund të zëvendësojë, Lulzim Bashën.

Ish-Kryeministri tha se PD duhet të bashkojë të gjitha kontributet nga 1990 deri më sot, pasi ato janë një thesar i madh kombëtar.

“Demokratët janë grupacioni politik me vlerat më të larta morale në këtë shoqëri në kuptimin e lidhjeve me krimin, drogën dhe korrupsionin”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp21/02/2018 17:41

Z.Berisha eshte i drejtperdrejte.Pra as i ka rekomanduar z.Basha dhe as te ndjerit z.Olldashi te kandidojnedhe as ka penguar te tjeret te kandidojne.Pra kandidimi i te dyve nuk ka patur as shtyse nga z.Berisha dhe as ka qene perzgjedhje e tij.As sot nuk eshte z.Berisha qe e mban apo mbulon z.Basha me "zjarr" por jane demokratet qe duhet te veprojne apo mos te veprojne.Listat per deputet as e ka pyetur njeri por as i ka miratuar apo kundershtuar z.Berisha ngaqenuk eshte pyetur as Ai dhe as strukturat.Permbledhtaz z.Berisha mund te shprehej me tog fjalshin qe te gjithe ne te djathtet jemi "bashkevuajtes dhe bashkefajtor" nese punet nuk ecin mire ne opoziten kryesore ne vend PD dhe ne krejt kampin opozitar.

t21/02/2018 06:08

Kontributet qe nga 1990 ju i keni larguar vete dhe ne keto gjurme po ecen edhe luli,qe nuk do ta pranoje se duhet te dorrhiqet sa me pare

Shto koment