Rama e pranon më në fund: Negociatat nuk do të hapen në qershor, por ...

Rama e pranon më në fund: Negociatat nuk do të hapen në qershor, por ...

21:55, 20/02/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, e ka pranuar me gjysmë zëri se negociatat me Bashkimin Europian, nuk mund të hapen në pranverë. I ftuar në emisionin e ABC News, “Provokacija” të Mustafa Nanos, kryeministri Edi Rama tha se negociatat me BE-në do të hapen, por kjo mund të mos ndodhë në pranverë ashtu siç të gjithë e presin.

Sipas tij nëse hapja e negociatave nuk ndodh në Qershor, atëherë kjo çështje mund të shtyhet për në fund të vitit.

“Unë kam shumë besim se nëse nuk ndodh ndonjë gjë, po themi që sot, ne nuk e dimë, diçka e paparashikueshme, negociatat do të hapen. Çështja është nëse ne do të arrijmë t’i bindim vendet anëtare dhe nëse vendet anëtare do të kenë disponimin e plotë për t’i hapur negociatat në Qershor apo nëse kjo mund të shtyhet për në fund të vitit”, – u shpreh kryeministri, Edi Rama.

Siç dihet Brukseli ka vënë një sërë detyrash për qeverinë e Tiranës të cilat mesa duket nuk janë plotësuar ende në mënyrë bindëse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

koment21/02/2018 09:06

Po ti more qafir sikur premtove se do te hynim ne evrope brenda 8 vitesh kur do merrje madatin e pare.Degjo plakun, zbrit nga kali se sje per ate pune.Shko merru me vizatim e lere kete popull te qete ne hallet e tij.

Boti20/02/2018 22:42

Timonin ne dore, marshin ne dore, syte ne balle, tepsine per skrap, shtetin ne xhep dhe dalim per pordhe rrugeve te europes. Tek e fundit, delet jane dele, do hane bar ne mengjes, per te pritur kete shitesin e skrapit t'i mjele ne darke. Pune cobanesh me tepsi ne dore!

Shto koment

Denonco