20 shkurt 1991/ Berisha zbardh momentet e patreguara më parë: Ja kur nisi lëvizja që çoi në rrëzimin e bustit...

20 shkurt 1991/ Berisha zbardh momentet e patreguara më parë: Ja kur nisi lëvizja që çoi në rrëzimin e bustit...

21:18, 20/02/2018
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se e ka të gdhendur në memorie ditën e 20 shkurtit 1991, duke e cilësuar një ditë ku energjia e njerëzve ishte nukleare.

“Nuik kam parë njerëz në ekstazë energjie si aty, ajo masë e pafundme energjie u shndërrua në një forcë të jashtëzakonshme, që përmbysi diktaturën e egër komuniste në Shqipëri.

Nuk është 20 shkurti thjesht e një shtatoreje, është përmbysja e kultit më poshtërues dhe skllavërues që shqiptarët e kanë provuar në të gjitha kohrat.

Kulti nuk ekziston pa ithtarë dhe Enver Hoxha ishte njeriu që krijoi kultin më të fuqishëm dhe pas vdekjes së tij, kaq i fuqishëm ishte kulti i tij, saqë edhe 5 vjet më pas ishte sundimtar në ccdo cep të këtij vendi”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri kujtoi ka qenë te studentet dhe ka zbritur në sheshin Skëndërbej, bashke me masën e njerëzve.

“Nuk di ndonjë nga anëtarët e Kryesisë së PD-së që nuk ka qenë në shesh. Unë kam shkuar në zyrën time dhe 10 minuta pasi kam shkuar në zyrë ka ardhur lajmi i rrëzimit të bustit”, tha Berisha.

Në vijim, ish-Kryeministri sqaroi dy momente: lëvizjen e ka organizuar Partia Demokratike, gjithccka që ndodhi nga data 4 deri në 20 shkurt, e gjitha është vepër e organizuar nga PD.

“Ne iniciuam protestën në Kamëz me Albert Avdylin, Osman Stafën pasi kushtet ishin skandaloze. Protesta nisi 3-4 shkurt dhe në datën 5 protesta ka dalë në shesh dhe është bojkotuar mësimi.

Në datën 5 kanë shkuar Arben Imami dhe Azem Hajdari me kërkesën time dhe brenda pak orësh është organizuar mitingu në Qytetin Studenti që janë solidarizuar me Kamzën, ndërsa në datën 7 janë paraqitur kërkesat.

Të gjitha këto janë bërë nga PD e Universiteteve. Më pas kam dhënë intervistën te Zëri i Amerikës ku kam thënë se protestat dhe kërkesat e studentëve duhet të mbështeten”, tha Berisha.

Në vijim, ai shtoi se kjo ishte protestë për depolitizimin e arsimit, por sapo një parti të merrte flamurin protesta do të politizohej.

“Gramoz Pashko dhe Azem Hajdari kanë shkuar në mitingje dhe janë pritur shumë mirë. Madje Azemi ka thënë se jo vetëm do të hiqet emri i Enver Hoxhës nga Universitetit, por do të rrëzohet edhe busti i tij”, tha Berisha.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco