Si e mbronte Edi Rama Kryebashkiakun që po hetohet sot ...

Si e mbronte Edi Rama Kryebashkiakun që po hetohet sot ...

19:13, 20/02/2018
A+ Aa A-

Beqir Nuredini, Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, po hetohet nga prokuroria për abuzimet me pronat në bregdet. Nuredinit me vendim të gjykatës i është bllokuar pasaporta, ndërsa masa e sigurisë ndaj tij është “detyrim paraqitjeje”.

Nuredini kandidoi për Kryebashkiak në zgjedhjet e vitit 2015, ndërsa ishte propozim i PDIU-së, por në atë kohë, Edi Rama, preferonte ta quante kandidat 100 % të Partisë Socialiste. Nuk dihet nëse edhe sot Rama e konsideron të tillë kryebashkiakun që është përfshirë në hetime, por në 2015-ën, gjatë fushatës ai deklaronte:

 “Dua ta bëj shumë të qartë për të gjithë, Beqir Nuredini është kandidati i Partisë Socialiste 100%, dhe i gjithë Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ne nuk kemi ndarë bashki, ne kemi ndarë përgjegjësi. i kemi dhënë mbështetje totale të gjithë kandidatëve pavarësisht nëse i kemi propozuar vetë apo aleatët. Ndaj me Nuredinin do kemi qeverisjen e duhur për Rrogozhinën”, ka thënë Rama në qershor të 2015-ës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist20/02/2018 20:00

Ti nuk njef veten tende,more gangsteri Edkulla,aq me pak njef njerezit etu, qe ke ne rilindje,ndersa te partive te tjera,as ja ke idene.

Shto koment

Denonco