Shpërthen analisti: Ambasadorët sillen si protektorë, duhet të...

Shpërthen analisti: Ambasadorët sillen si protektorë, duhet të...

22:44, 19/02/2018
A+ Aa A-

Analisti Fatos Lubonja ka shprehur kritika të forta ndaj ambasadorëve të akredituar në Tiranë, që sipas tij sillen si protektorë dhe pastaj nuk mbajnë përgjegjësi për ato që thonë. i pranishëm në studion e News 24, Lubonja tha se ambasadorët po marrin rolin e prindërit te ne.

 “Ndërkombëtarët sillen si protektorë pa përgjegjësi. Kuptojmë që ky zotëria për këto që thotë duhet të mbajë përgjegjësi, jo nesër të ikë dhe të mos mbajë përgjegjësi. Këta duhet të sillen ndryshe të tentojnë të na ndihmojnë të rritemi dhe jo të marrin rolin e prindit tek ne. Reforma në Drejtësi siç shihet po dështon, se ajo ONM nuk po mblidhet. Ne ju japim fuqi protektorë ku protektorët nuk mbajnë përgjegjësi,” deklaroi Lubonja. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cak-cak-cak20/02/2018 15:46

Si analist të thekur siç,e mban veten Lubonja, duhet ta ndante merakun e "protektoratit nga SHBA e BE", me influuencën e Soros në dy ambasadorët që përmend.. Derisa ai nuk rresht së ulurituri se në Shqipëri të gjithë politikanët janë njëlloj "banditë", bie në kontradiktë me veten kur ja ka frikën "protektoratit" të SHBA e BE. Po kush do ti ndihmojë shqiptart o i dashuri Ljuba që te shpëtojnë nga politikanët "banditë". Mos duhet të kthejnë sytë nga Koreja e Veriut e Kuba ? Apo ti kthejmë sytë tek komediani italian Pepe Grillo që nga kryesimi i pesë yjeve ka kaluar në kryesimin e pesë gishtave të këmbëve ?

F GjOKA20/02/2018 13:02

Sipas interesit apo jo unë mendoj që për rastin në fjalë Lubonja ka të drejtë. Ka ardhur koha që ambasadorët e fuqive të mëdha e të tjerë, të mbajnë vendin që u takon dhe të merren me punët specifike që një të ngarkuari me punë ju takon. Në fund të fundit çdo popull meriton qeverisjen që ka, gabimi ishte yni që i ribesuam Rames dhe partisë së tij !!

Ardian20/02/2018 08:36

Nuk jeni te zote te beni nje permbledhje te hajrit te atyre pak fjaleve qe ka thene analisti. Per hater te se vertetes nuk eshte se ka thene gjera te veshtira.

Cubi20/02/2018 02:00

Lere lubonje se dhe ti nje analist sipas interesit je.. cfare i kane shqiptarer ketij vendi me mire protektorati se di qeverisej me mire ky veng.

Shto koment

Denonco