Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

FOTO/ Rama kërkoi president të përbashkët, Princ Leka jep zgjidhjen e re

FOTO/ Rama kërkoi president të përbashkët, Princ Leka jep zgjidhjen e re

11:47, 19/02/2018
A+ Aa A-

Deklarata e djeshme e Edi Ramës për një president të përbashkët, Shqipëri-Kosovë, ka sjellë reagime të shumta. Shumica e tyre kanë ardhur nga Kosova dhe kanë qenë kundër Ramës, duke e cilësuar edhe si matrapaz dhe të pabesë.

Por një zgjidhje tjetër ka dhënë Princ Leka, trashëgimtari i Familjes Mbretërore të Shqipërisë.

Princi Leka me anë të një shkrimi në Facebook, thotë se nëse kjo gjë realizohet, gjithmonë duhet realizuar me “bekimin” e familjes mbretërore.

Ja çfarë shkruan Princ Leka në Facebook:

Bashkimi Kombëtar ka qenë, është dhe do të jetë ëndrra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore brez pas brezi, madje edhe kur nuk guxonte askush tjetër ta artikulonte!

Realizimi arrihet me Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti.

Kjo do të ishte logjika e stabilitetit real, traditës dhe prosperitetit të vërtetë, siç e sugjerojnë  shembujt e padiskutueshëm të suksesit në vendet më të zhvilluara perëndimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tarasi20/02/2018 18:52

Ahmet Zogu figura me e ndritur e kombit shqiptar. Me kot perpiqen disa pinjolle te diktatures te perbaltin figuren e tij. Ju kujtoj trushpelareve enveriste se mbreti Ahmet Zogu beri shtet kur nuk kishte dhe ne nje moshe fare te re, krijoi monedhen shqiptare e cila shkonte ne cdo vend te botes kurse leku jone sot nuk shkon as ne Gjirokaster. Me pasaporten shqiptare ne kohen e monarkise udhetoje ne cdo vend te botes. Sa per hajdute , shikoni pushtetaret e sotem qe po e rjepin Shqiperine e mjere. Ende Shqiperia ska lindur burre tjeter si Ahmet Zogu. Do te isha i lumtur qe princ Leka ti ngjante sadopak gjyshit te tij. Rrofte mbreteria shqiptare!

Per leka Zogun20/02/2018 11:45

Ku mbreteron Monarkia aty ka Shtet, ka Zhvillim; rrofte Mbreti.

fredi 20/02/2018 10:27

ore ju komunistet e qelbuer dhe ju idiot dhe injorant merni e lexoni e kuptoni sepse keni mbetur ala me kohen e gjinocitit komunist

Daj Jaku19/02/2018 14:56

E vemja zgjidhje, bashkohet kombi dhe njëkohësisht pastrohet llumi i fundërrinave që kanë zaptuar qeverisjen. Me ty o Princ!

eri19/02/2018 13:37

ik o lejlek...gjej nje pune dhe puno.iku koha e mbreterive..mbret i shqiptarit eshte vetvetja e seicilit. ska me injorancen qe kultivonte babi yt dhe cdo mbreteri ne ate kohe..ikua ajo koh ooo lejlek eshte kohe e iphonit

Ceni19/02/2018 13:22

Nuk qenkerka vetam Rama i semure. Tani del edhe nipi i hajdutit Ahmet Zogu qe jep keshilla.

ArT19/02/2018 13:20

Varian i mencur ky i princit. Le te bejme nje referendum mbarkombetar per te dhe U KRYE. Rrofte Shqiperia e bashkuar nen Kuroren Mbreterore!

dikush19/02/2018 11:58

nga historia familjarisht e keni treguar sa ja doni te miren Shqiperise... u vetshpallet mbreter vetem per te shten duart ne pasurin e kombit dhe te aratiseni sapo arriti veshtiresia e pare...te ishte per mendimin tim jo vetem qe duhet te perziheshit komplet si familje nga shqiperia por edhe ai busti duhet te prishej... jeni pjes e turpshme e historise.

cuf dabjoni19/02/2018 11:53

propaganda perkthimin e mbreterise a eshte antikushtetuese ????????? Çfare pune ka PD me te ??????

Shto koment

Denonco