'Një qëndrim prej gangsteri i Edi Ramës ndaj trupës akademike'

'Një qëndrim prej gangsteri i Edi Ramës ndaj trupës akademike'

14:31, 14/02/2018
A+ Aa A-

"Një gangster i vërtetë politik": Kështu e ka parë, ish-Kryeministri Sali Berisha, sjelljen e kreut të qeverisë, Edi Ramës, sot në Senatin e Universitetit të Tiranës, sjellje që e ka dënuar me ashpërsinë më madhe.

Në një reagim të tijin në rrjetet sociale lidhur me takimin që u shfaq live, Berisha shkruan: "Pasi në një akt të pashembullt në historinë e vendit, e ka lënë pa rroga trupën akademike të universiteteve publike, sot Edvin Kristaq Rama në një takim me përfaqësues të tyre u soll si një gangster i vërtetë politik.

Ai shfrytëzoi takimin për të ofenduar dhe poshtëruar me gjuhë gangsteri të vërtetë, këtë trupë akademike, duke i quajtur "bisht kavalli" dhe i kërcënoi me as me shumë dhe as me pak por me prerje kokash! 

Ky qëndrim dhe këto fjalë nuk janë dëgjuar kurrë në historinë e univesiteteve publike as në ditët më të zeza të diktaturës hoxhiste.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe gjuhën prej gangsteri, ofendimin dhe poshtërimin nga ana e këtij llum-kazani, të asistentëve, pedagogëve, profesorëve por edhe studentëve, të cilëve ata u japin mësim, iu bëj thirrje të gjithë këtyre të dalin nga konformizmi i tyre dhe në emër të dinjitetit dhe integritetit të tyre njerëzor, të mbrojtjes së botës universitare akademike, të ngrihen kundër këtij gangsteri me pushtet dhe narkoshtetit të tij!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco