A është normal? Edi Rama, pedagogëve: Mos më acaroni, unë pres koka

A është normal? Edi Rama, pedagogëve: Mos më acaroni, unë pres koka

13:50, 14/02/2018
A+ Aa A-

Nga njëra anë artistët i kanë dalë kundër, nga ana tjetër pedagogët kanë paralajmëruar protesta kundër qeverisë. I ndodhur në mes të dhjetëra skandaleve, daljet publike të Edi Ramës janë kthyer në dalje kërcënuese ndaj atyre që ai ka përballë.

Kështu ndodhi edhe sot kur përballë kishte pedagogët e senatit të Universitetit të Tiranës, të cilët ditët e fundit kanë akuzuar qeverinë për pagat dhe situatën ku ndodhen universitete private.

Ata kanë hedhur akuza se Ligji i Arsimit që është bërë nga qeveria është skandal. Këto ankesa të pedagogëve kanë bërë që sot Edi Rama të mos ishte normal në përballjen me ta.

Madje me ton pak të ngritur kreu i qeverisë iu drejtua Senatit duke i thënë: “Nëse kërkoni që qeveria mos të merret më me paga jemi dakord, rritini vetë, ulini vetë, diferencojini vet. Jeni bishti i kavallit i të gjithë universitete të Shqipërisë. Për këtë s’ka faj as reforma, as ligji, as aktet nënligjore. Secili të mbajë përgjegjësinë e vet. Ne tonën, ju tuajën”.

“Ne morëm një vendim për rritjen e rrogave por kjo është hera e fundit se i takon çdo Universiteti të vendosë për rrogat. Dikush të marrë më shumë dikush më pak, në varësi të kontributeve dhe performancës. Duhet të mbarojë historia që marrin të gjithë njësoj si një pedagog që mban shkollën në këmbë dhe një tjetër që e merr rrogën kot. Po kjo është një punë që e bën universiteti jo qeveria. Qeveria sulmohet për tarifat, nuk i vendosim ne, i vendos universiteti. Qeveria vendos një tavan për të shmangur abuzimet.

Jeni të zgjedhur, flamurin e autonomisë e keni, tundeni. Mund të çohen nja 10-15 pedagogë e të thonë të ndryshohet ligji, kjo nuk ndodh, nuk bën vaki, ligji duhet zbatuar. Por ligjet mund të ndryshohen kur shihet që nuk funksionon diçka. Mos me çoni tek pika fundore, se ligji na e lejon te ndërhyjmë, por unë nuk dua. Po vajtëm tek ajo pikë, aty duhen prerë koka” – tha Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

koment15/02/2018 08:55

Ky mender te ha mune.

E14/02/2018 14:59

O bo bo. Keshtu eshte kur Universitetet Private, Shkruajne paragrafet e Ligjit per pjesen e e Universitetit Publik. Ne Gjermani funksionon si sahat Universiteti Publik. Ketu eshte me te futur, duan ta zhdukin fare publikun.

Ai14/02/2018 14:21

Pse keni ndonje dyshim ju???!!!

arusha panda14/02/2018 14:03

Keni dyshime????!!!!

Daj Jaku14/02/2018 14:01

Kam 20 vjet që e përsëris, nuk është normal, është paranormal, pyesni doktor Vokopolën (hapni arkivat e të madhit, të ndjerit, doktorit durrsak), që është marrë me EDramën që kur ishte fëmijë. Ky pret koka? Ky të rruan bishtin.

Shto koment

Denonco