Ish-ministri: Hej dreq o punë!

Ish-ministri: Hej dreq o punë!

18:52, 13/02/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar situatën ku ndodhet politika shqiptare sot. Me anë të një statusi në Facebook, Manjani shkruan se politikanët sot vetëm për qytetarët nuk shqetësohen, ndërsa vetë qytetarët janë të detyruar që tani të dëgjojnë hallet e politikanëve.

Ndërsa ka shtuar se parlamenti ka nevojë për Reformë.

Ja çfarë shkruan Manjani:

Hej dreq o pune!

Deputetët djathtas shkëmbejnë mesazhe të tipit: “të henksha zogun...”- muhabet opozite!

Deputetët majtas shkëmbejnë mesazhe të tipit: “po tenderi im kur behet”?- muhabet qeverie!

Njerëzit që i zgjodhën deputetët shqyejnë sytë nga ç’shohin aty e ç’u dëgjojnë veshët- muhabet populli!

Po që e do vertetë një reformë ky parlament!

Po kush do ta marrë nismën?!

Ja, këtu kemi mbetur të gjithë si guakë!

Ndaj dhe kemi këtë qeveri...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skenderi13/02/2018 19:24

Ne zakonet e te pareve tane , kur rrugedalje nuk kishte per nje ngatrrese, thuhej:"Mbi 7 qitabet, ngercin e zgjidh Dalltikoburja. Klasa politike Shqiptare ka degjeneruar deri ne qelize. Hapja rruge eshte ne moralin e saj ,ne se i ka mbetur sadopak ndoj grimce. Ndryshe rrezimi do te ishte me dhembje. CX

Shto koment

Denonco