Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Takimi i Stabilizim-Asociimit/ Vokshi në Syri.net: Theksi u vu te shqetësimet e opozitës, ja çfarë fituam...

Takimi i Stabilizim-Asociimit/ Vokshi në Syri.net: Theksi u vu te shqetësimet e opozitës, ja çfarë fituam...

18:29, 13/02/2018
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, tha në studion e Syri.net, se për herë të parë në Takimin e Stabilizim-Asociimit, theksi vihet te shqetësimet e ngritura nga opozita.

Në këtë kuadër, Vokshi tha se u përfshi shqetësimi për zgjedhjet dhe shit-blerjen e votave, u përfshi heqja e imunitetit për politikanët, sikundër ndodhi në rastin Tahiri që u morr në mbrojtje nga mazhoranca.

Vokshi tha se ajo që u tha ishte që politikanët dhe gjithkush tjetër para ligjit janë të barabartë.

Në vijim deputetja e PD-së tha se opozita nuk mund të heshtë përballë asaj që po ndodh në vend.

“Ne do të bëjmë punën tonë për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Ne denoncuam kanabizimin e vendit, vetëm për shkak të bojkotit, protestave, çadrës së lirisë, u sensibilizua faktori ndërkombëtar në lidhje me kanabisin. Kjo është arsyeja që sot ne kemi një amendament të veçantë vetëm për këtë çështje”, tha Vokshi.

Lidhur me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe diskutimet në takimin e Stabilizim-Asociimit, Vokshi tha se për herë të parë thuhet qartë për shit-blerjen e votës. “Pse fola unë për ndihmën ekonomike? Pse hiqet sot ndihma ekonomike kur papunësia po rritet, kur shqiptarët po largohen nga vendi sepse nuk kanë asnjë shpresë? “, tha Vokshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco