Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Teatri Kombëtar, ja si ka ndryshuar qëndrim Mirela Kumbaro brenda dy javësh...

Teatri Kombëtar, ja si ka ndryshuar qëndrim Mirela Kumbaro brenda dy javësh...

17:35, 13/02/2018
A+ Aa A-

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro duket se ka ndryshuar qëndrim brenda dy javësh mbi godinën e Teatrit Kombëtar.

Në kulmin e debateve dhe përballë presionit gjithmonë e në rritje të artistëve dhe emrave të njohur të skenës shqiptare si Robert Ndrenika apo Bujar Asqeriu, Kumbaro sot në një prononcim për mediat tha se Teatri Kombëtar aty ku është sot do të vijojë të jetë funksional.

Ndërkohë që dy javë më parë ajo deklaroi zhvendosjen e Teatrit në godinën e pakëzuar me emrin “Turbina”. Madje ajo tha se shfaqjet e muajit Maj do të jepeshin në sallën e re në godinën “Turbina”.

Kjo deklaratë e Kumbaros u pasua me një reagim të fortë të artistëve, të cilët e ftuan Kumbaron në një debat të hapur, e akuzuan se përmes një projekti të tillë po i hapej rruga ndërtimit të një shumëkatëshi në truallin ku gjendet sot Teatri Kombëtar, ndërsa paralajmëruan se nuk do të lejonin zbatimin e një projekti të tillë.

Në replikat në distancë me artistët, Kumbaro tha se godina ku ndodhej Teatri Kombëtar nuk ishte e përshtatshme, pasi ajo ishte bërë në kohën e Italisë fashiste.

 “Teatri Kombëtar aty ku është sot do të vazhdojë të jetë funksional me të gjitha parametrat teknikë.

Nuk do të preket salla dhe do të vazhdojë të përdoret nga trupa e Teatrit Kombëtar të cilit në fakt i shtohen edhe dy salla të reja tek qendra Turbina me kushte më të mira edhe teknike edhe teknologjike, edhe administrative, do të zgjerohen le të thëmi hapësirat.

Ai teatër ashtu siç është ka një amortizim të tillë fizik edhe konstruktiv që bëhet i parikuperueshëm por deri ditën që do të kemi një projekt të ri për një Teatër të ri Kombëtar, në të njëjtin truall ai do jetë funksional për të gjitha trupat artistike dhe do jetë në administrim të Teatrit Kombëtar”, tha sot Kumbaro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco