FOTO/ Mbledhja e KAS, opozita akuza Ramës: Ka lejuar dhe përfituar nga mbjellja e drogës

FOTO/ Mbledhja e KAS, opozita akuza Ramës: Ka lejuar dhe përfituar nga mbjellja e drogës

12:41, 13/02/2018
A+ Aa A-

Në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim-Asociimit, përfaqësuesit e opozitës u përqendruan tek përgjegjësia e kryeministrit Edi Rama për çështjen e kanabisit. Ata sollën fakte se Rama e dinte, e lejoi, e mbrojti dhe përfitoi pushtet nga kanabizimi i Shqipërisë.

Kryetari i Komisionit të Integrimit Genc Pollo tha se deklaratat e kryeministrit për shkatërrimin e 99.67% të kanabisit ishin qesharake dhe të rreme. Pollo tha se në vend është krijuar infrastrukturë kriminale prej kultivimit të kanabisit dhe se rasti i ish-ministrit të brendshëm tregon lidhjen e bandave me qeveritarët.

“Kjo është një sfidë për Shqipërinë dhe njohja e problemit në kohë është e rëndësishme, jo siç ndodhi, duke e mohuar këtë situatë për vite të tëra.”- u shpreh Genc Pollo.

Ndërsa deputeti Aldo Bumçi iu referua 3 raporteve të EUROPOL-it Brenda viti 2017, që thonë se Shqipëria është burimi kryesor i furnizimit të Europës me kanabis. Bumçi iu referua edhe raportit të Departamentit të Shtetit dhe tha se “kanabizimi i Shqipërisë është projekt politik i kryeministrit Rama”.

“Kryeministri publikisht bënte shaka me ministrin e tij të emigracionit, kur i thoshte se për ditëlindjen tënde të kam sjellë verë dhe jo hashash, sepse ti nuk e pi”- vuri ne dukje Bumçi bisedën e Ramës me Majkon.

Ai përmendi edhe qëndrimin e kryeministrit në një takim publik me fermerët, kur i pyeti se si janë me mbjelljen e hashashit. “Duhet të kuptohet se mbjellja e hashashit në të gjithë Shqipërinë është projekt politik dhe nuk ndodh nga paaftësia e shtetit për ta luftuar”- tha Bumçi në takimin me deputetët e Parlamentit Europian.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    lali13/02/2018 15:14

    Aldo mbytet me nje pike uje, Bylykbashit i rrofshin te afermit komuniste te thekur qe e biresuan tek OSBE ne kohen me te shemtuar per shqiperine, Elisa Spjerdh-o-pal-i duhej te ishte pas hekurave per ato te cilat e ka akuzuar Bylykbashi, Shalsi si promotor i ri-de-gjenerimit te plehrave (qe perfaqeson) nuk duhet te ishte aty dhe qershia e kalbur mbi torten e vetingut Lika e Hysajve qe nuk e di pse ndodhet aty. Ky eshte de-lesh-acioni shqiptar i shperfytyrimit te shqiperise para KE-se. Sa per Tabakun, mbiemer i nderuar ne Tirone, kjo me duket si balone

    Shto koment

    Denonco