Ja kush është deputeti, ish-doganier me miliona dollarë pasuri

Ja kush është deputeti, ish-doganier me miliona dollarë pasuri

18:09, 12/02/2018
A+ Aa A-

Dje në media u raportua për  deputetin– ish-doganier Alket Hyseni, rreth pasurisë së tij marramendëse, historisë së tij në dogana, në Partinë Socialiste, por dhe për lidhjet e tij klienteliste.

Sot,  po sjellim të dhëna zyrtare, të deputeti, ish-doganier, i cili nga një student i shkëlqyer përfundoi tek trau i Kapshticës.

Njeriu që tha se Arta Marku do ta tundë mirë, në fakt duhet të hetohet vetë, fillimisht.

Në pritje të tundjes së Alket Hysenit,  po sjellim deklarimin e pasurisë të një avokati të një studio ligjore që ka qenë doganier, drejtor i Pastrimit të Parave dhe që ka qenë një nga njerëzit e afërt të Ramës në kryeministri, i cili do merrej me abuzimet, me pronat, ndërkohë që është denoncuar dhe kallëzuar vetë për një çështje të tillë.

CNA  solli dje detajet e korrupsionet dhe skandalet me miliona euro në doganën e Kakavijës, ndërkohë do të sjellë të tjera dokumente dhe fakte të periudhës, kur Hyseni ka qenë  pjesë e strukturave të doganave.

“Juristi i shkëlqyer”, shembulli më i mirë nga dogana se i mundi të bëhesh pjesë e elitës politike, për të dalë më pas, duke dhënë mend në media.

Vetëm 44 vjeç si dhe i kanë mjaftuar pesë vite të mira, në doganë, me studio ligjore, që pasuria  ti shkojë në miliona dollarë.

Shtatë apartamente banimi, ku më vogli është me sipërfaqe 120 metra katrorë, ndërsa më i madhi ka një sipërfaqe prej  225.6 m2, kanë kushtuar mbi gjysmë milioni euro.

8 garazhe, të cilat kanë kushtuar rreth 19 mijë euro si dhe prona të patundshme që kapin shifrën e mbi 200 mijë eurove, rezultojnë në listën e pasurive prej rreth një milion euro të Hysenit.

Më poshtë po sjellim deklarimin e tij të pasurisë në para,toka garazhde dhe apartamente./CNA.al.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Robi13/02/2018 19:07

    Situata e ketij mua me mban ere si shperdorim detyre. Apo jo? Kerdine ka bere! Edhe tani e gjitha pasuria qe ka bere duke vjedhur dhe duke koruptuar, dhe kushedi se cfare tjeter do t'i dali. E c'ti besh. Paska qene pa mend nqs ka menduar qe mund te korruptonte, te presonte, dhe te perfitonte nga perpjekjet dhe mundi i te tjereve, dhe te vidhte pa pasur pasoja. Ashtu sic e ka bere ate pasuri, ashtu dhe do ta humbasi. Jo vetem qe do ngelet pa pasuri, por do ngelet dhe i diskredituar, dhe i poshteruar. Ma mer mendja keshtu ndodh kur koken e ke te mbushur me ajer dhe jo me mend.

    Agron13/02/2018 16:54

    Hyseni i korruptuar dhe hajdut,me aq "pak" pasuri?Nuk ka mundesi! Hajdut isha une qe kisha 43 vite pune ne administrate shteterore e publike dhe ndermjet tyre rreth 17 vite me detyre drejtor ,por qe me "fitimet" qe sigurova,nuk bera tjeter veçse munda te paguaj apartamentin e privatizuar ne vitin 1992 dhe te blej ne vitin 1998 nje autoveture "Golf 4",te perdorur sigurisht.Mos qeshni,sepse e kam seriozisht!

    liridona12/02/2018 22:58

    Ky eshte perfaqesues i denje i Rilindjes! Hajdut, imoral, pervers, mashtrues, hipokrit, servil, burre lavire. P.S. Per me teper pyesni Gerta Lunonjen

    H,,,SSI12/02/2018 21:50

    Ky HYSENI, pra qenka pjese e kopese,lukunisee peshqeve te medhej,qe na habit shume ky ambasadoriLU,Keta edhe pa syze duken, qe nga i vogli'' e deri tek krye humoristi, ,kanibal RAMA.Duhet pare edhe SPIROPALJA, edhe ajo ahtu si hiku , u duk sikur e ka bishtin ner shale.Pa te na e tregojne pastertinee tyre .

    Glauk12/02/2018 19:55

    Misherimi I korrupsionit, servilizmit,injorantit ! Per cfare "jurist I shkelqyer" flisni ?? E filloi juridikun si te gjithe shoferet, policet, bodyguardet e tjere injorante pas suksesit si kambist afer parties socialiste, ku disa here ka shpetuar kot nga rrotat e makinave, pasi te ndiqte pa pushim deri pas bankes se shtetit, pranonte cdo ofendim e sharje per ta hequr qafe, vetem e vetem te konvertonte dicka nga valutat e njerezve. Pothuajse cdo provim por edhe diplomen e mori duke paguar para, ashtu si shumica e moshave te kaluara, pas viteve 90,qe tentonin te merrnin kte dipllome per te pasur nje licence vjedhjeje e nje karriere hajduti ! Njeri qe snjeh norm e moral, fshatar i keq e i rrezikshem ! Turp, turp qe ky fare larve plluskon ne ujrat e pista shqiptare !

    Labi12/02/2018 18:20

    Hajduttt

    Shto koment

    Denonco