Vota e Shqipërisë kundër SHBA, Berisha: Ky ordineri riktheu votën e Enverit në OKB

Vota e Shqipërisë kundër SHBA, Berisha: Ky ordineri riktheu votën e Enverit në OKB

11:48, 08/02/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur në Kuvend për votën e qeverisë së Edi Ramës kundër SHBA-së, është shprehur se ‘kjo qeveri riktheu votën e Enver Hoxhës në OKB’.

‘21 dhjetori do të hyjë në historinë e Shqipërisë si dita kur bijtë e etërve mizorë, rikthyen votën e Enver Hoxhës kundër shtetit, kombit që ka bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve. Kundër vendit që në vitet ’20 shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja e Shqipërisë nga harta e Europës. Për vendin që ndërmori operacionin më të madh të pas luftës së dytë botërore, për të rrëzuar etërit e këtyre. Votuat kundër vendit që ndërmori operacion më të madh për të çliruar Kosovën.

Votuat kundër vendit që ka shfaqur ndjenjat më miqësore ndaj shqiptarëve. Këta mashtrues që duan të mbrojnë aktin e tyre të shëmtuar, gënjejnë çdo ditë shqiptarët. Sapo tha ministri juaj që të gjithë vendet kandidate të BE, votuan për rezolutën. Maqedonia është një vend shumë kohë para nesh kandidat, po çfarë bëri delegacioni i tyre? Braktisi sallën dhe nuk votoi. Kemi të bëjmë me njerëz ordiner si ky këtu, kreu i juaj, që pa u skuqur tha se, nuk na e kërkoi njeri.

Por anëtarja e qeverisë amerikane kërkoi dy herë, bëri dhe një vizitë në përfaqësinë e Kosovës, deklaroi se SHBA po bëjnë përpjekje të mëdha për njohje të reja, por Edi Rama kërkoi të votojë rezolutën, turko-jevenite. E pse? Për të dënuar vendimin e një vendi sovran’, tha ish-kryeministri Sali Berisha në Kuvend.

Fjala e plotë e ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend:

21 dhjetori do të hyjë në abalet e historisë së Shqipërisë si dita e zezë, si dita kur bijtë e etërve mizorë rikthyen në aulën më prestigjioze të planetit, OKB, votën e Enver Hoxhës kundër shtetit, kundër kombit që ka bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve. Kundër vendit, i cili në vitet ’20 shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja përfundimtare e hartës së Europës, projekt të pregatitur nga Fuqitë e Mëdha europiane. Kundër vendit, që pas vendosjes së shtetit shqiptar bëri aq shumë për ndërtimin nga shqiptarët të një shteti të tyre, kundër vendit, i cili pas vendosjes së diktaturës mizore të Enver Hoxhës e shpalli prioritetin nr 1 për çlirimin nga kthetrat e tij dhe ndërmori operacionin më të madh të Pasluftës së Dytë Botërore, për rrëzimin e etërve të këtyre. Votuat kundër SHBA, kundër vendit i cili udhëhoqi betejën më të madhe të Pasluftës së Dytë Botërore të Aleancës së Atlantikut të Veriut, betejën kundër kasapit të Ballkanit për të mbrojtur shqiptarët e Kosovës, SHBA. 

Votuat kundër vendit, që në një kohë kur vende të tjera po hiqnin dorë përfundimisht nga mbështetja e pavarësisë së Kosovës, qëndruan fuqishëm dhe erdhën në Tiranë dhe shpallën nga Tirana Kosovën e pavarur. Votuat kundër vendit, i cili ka dëshmuar në kohë lirie, ndjenjat më miqësore ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve. 

Këta mashtrues që duan të mbrojnë aktin e tyre të shëmtuar, me pafytyrësi absolute gënjejnë çdo ditë shqiptarët. Sapo tha disa herë ministri juaj se të gjitha vendet kandidate të BE votuan për rezolutën. Ai që i thotë dinjitetit dinjitet, karakterit karakter, kur thote një gjë të tillë ka shkelmuar mbi të drejtat. Maqedonia është një vend shumë kohë para nesh kandidat, po çfarë bëri delegacioni i tyre? Braktisi sallën dhe nuk votoi. Merreni pak listën. Pra kemi të bëjmë me njerëz ordiner si ky këtu, kreu i juaj, që pa u skuqur dhe pa u zverdhur u tha shqiptarëve se nuk na e kërkoi njeri.

Në një kohë kur anëtarja e qeverisë amerikane, dhe ambasadori i SHBA në OKB është në rang anëtari kabineti, kërkoi dy herë, bëri dhe një vizitë në përfaqësinë e Kosovës, deklaroi se SHBA po bëjnë përpjekje të mëdha për njohje të reja, por Edi Rama kërkoi të votojë rezolutën, zgjodhi rezolutën turko-jemenite. E pse? Për të dënuar vendimin sovran të një vendi sovran, të cilin e kishte votuar Kongresi amerikan, të cilin e kishte premtuar presidenti Bush, të cilin e kishte premtuar presidenti Donald Trump dhe e mbajti. Pra, këta skanë fytyrë as para kombit të vetë, as para qytetarëve të vetë, as para komunitetit ndërkombëtar. Por burri është burrë dhe mban përgjegjësi për atë që bën, nuk futet si mi nëpër vrima. 

Ai loz me interesin kombëtar në mënyrën më të paskrupullt. Cështja është shumë e thellë. Votuam si BE tha. Mashtruat! Gjashtë vende të BE votuan kundër rezolutës; Kroacia, Cekia, Hungaria, Rumania, Letonia etj.. Pra, këto vende anëtare nuk votonin nëse do të kishte një votim unik europian. Në këto raste çfarë do të thotë? Do të thotë se nuk u arrit akordi, do të thotë se BE pranoi praktikën e votimit të çdo vendi sipas interesit kombëtar. Hungarezët treguan se interesi tyre kombëtar është për Amerikën. Rumunët e kroatët po kështu. Pra, vota ishte një votë kundër interesit kombëtar. Kjo është një ndarje e thellë, si me thikë, është një ndarje e thellë si linja e Teodosit, që ndau kishat dikur në rastin e Shqipërisë, midis Lindjes dhe Perëndimit.

Në 28 nëntor të 2012 unë kam pasur një telefonatë të gjatë me kryeministrin Turqisë, për të cilin kam patur respekt të veçantë dhe ruaj respekt të veçantë për disa aspekte të tij.

Në këtë telefonatë i kam bërë të qartë miqësisht dhe pastaj edhe ftohtësisht, se Shqipëria nuk do të ndjekë kurrë politikë tjetër përveç asaj së SHBA. Me fjalë  të tjera, unë i bëra të qartë që Shqipëria nuk do të bëhet kurrë shtojcë e Turqisë në politikën e sigurisë globale. Pse kjo? Sepse SHBA janë vendi lirisë, shareholder kryesor në sigurinë e botës. E kisha të lehtë, ja u them shqiptarëve, sepse unë kisha fjalimin tim në OKB dy vjet më parë ku i kisha thënë direkt udhëheqësit palestinez “të ftoj ta tërheqësh rezolutën, se ajo ka vetëm një qëllim, që është përjashtimin e SHBA-ve”.  Rezoluta që votuan bijtë e etërve në Stamboll kërkon pikërisht këtë, përjashtimin e SHBA nga Lindja e Mesme. 

Nëse nuk do të ishte SHBA, Lindja e Mesme nuk do të ishte kurrë ajo që është sot. Mund të kishte edhe luftë botërore, po të mos jenë ata me vendosmërinë e tyre në Lindjen e Mesme. Kjo ishte një linjë ndarëse pra, cilën pranon të ndjekësh. Pas anëtarësimit në NATO Shqipëria ka adaptuar në mënyrë përfundimtare se do votojë çdo rezolutë siç votojnë SHBA-të për çështje të sigurisë. Sot në botë ka një rajon me impaktin më të madh në çështjen e sigurisë kombëtare, dhe kjo është Lindja e Mesme.  

Nëse Donald Trump sulmon Korenë e Veriut, Shqipëria duhet të jetë nndër vendet e para që duhet ta mbështesë. Cilido të jetë fati i kësaj bote, pa SHBA nuk ka liri të garantuara. Ata që duan lirinë nuk lëkunden, nuk hyjnë në vrima miu. Po nëse sta ka thënë Donald Lu si të votosh, ta ka thënë Nikkey Haley, ta ka thënë Trump. Kërkesë më të qartë në historinë e tyre amerikanët si’anë bërë kurrë. Ambasadorja e tyre në OKB dy ditë para tha se u kërkonte vendeve mike të votojnë kundër kësaj rezolute dhe të festojmë së bashku. Shqipëria nuk qe nga ata që e fëstoi së bashku, Maqedonia u shtua në festën e vitit të Ri sepse pati mençurinë dhe iku. Pse kjo politikë? Dikush mund të thotë se është një politikë filo-turke. Të tjerë thonë se, në rregullin e vjetër të Perandorisë, ia bleu Turqia me lëkë votën. Unë nuk i them këto, po të dija do i thoja. por unë them një gjë tjetër.  Shqiptarët nuk e kuptuan, por në shtator të vitit 2013 këtu u paraqit një program politik në të cilin u deklarua se në politikën e jashtme jemi për zero probleme me fqinjët. Cila është politika e zero problemeve, kush e ka? Sepse çdo vend ka politikën e interesit kombëtar. Cdo vend diplomacinë e ka në funksion të interesit kombëtar. Ka dhe vënde që nuk e kanë, siç janë diktaturat, ato politikën e jashtme e kanë në funksion të pushtetit dhe jo të interesit kombëtar. Këta e dinë mirë këtë ndaj shpallën politikën e zero problemeve me fqinjët, një vend që ka në pesë shtete shqiptarë. A ka më antikombëtare se kjo?!

Menjëherë shkuan anulluan votën e vitit 2012. Problemi palestinez është problemi më i manipuluar dhe më i tradhëtuar i globit, ndofta i kohërave. Janë vendet arabe ata që manipulojnë dhe tradhëtojnë ndofta më shumë se kushdo tjetër këtë problem. A e dini ju se në këtë moment që flasim, aeroplanë me yllin e Davidit bombardojnë Sinain në territorin e Egjiptit me kërkesë të gjeneral apo marshall Sisit? A e dini që ka vende arabe të cilat bëjnë sundimet më sekrete me Izraelin. Pse? Se Izraeli është një faktor  i fuqishëm. Se në Sinai nuk lufton dot Sisi dhe i thotë hajde më ndihmo. Dhe bën mirë që i ndihmon se janë terroristë islamikë. 

Ne mbështesim kauzën e tyre të drejtë, por ne nuk mund të mbështesim kauzën e tyre të manipuluar, nuk mund të mbështesim manipulimin botëror, nuk mund të bashkohemi me këtë manipulim që i bëhet çështjes së një kombi. 

Pse ky këtë standart? Sepse SHBA-të nuk tolerojnë standartet e tij, sepse SHBA-të janë vendi parë që deklaruan se ky mashtrues (Rama) ka shndërruar Shqipërinë, bendin e NATO-s, në qendër rajonale të krimit të organizuar. Ska asnjë vend tjetër qëndër rajonale të krimit të organizuar. Vetëm Shqëipria, që votoi kundër SHBA sepse bashkëpunon me kryespekullantin e botës, Soros, dhe ky, skllavi i tij, pasi doli me paratë e tij në mediat amerikane dhe e quajti presidentin Trump turpin e qytetërimit, në një kohë që ai po ngrihet dhe ndofta do jetë një nga presidentët më të mëdha në historinë e atij vendi me këto që realizoi në vitin e parë, ky deklaroi asokohe se do prishte marrëdhëniet me Amerikën po u zgjodh president ky turpi i qytetërimi. Ai u zgjodh dhe fitoi kurse ky filloi prishjen e marrëdhënieve me SHBA. 

Ndaj dhe duhet ta dënojmë me forcë këtë akt, sikundër Shqipëria duhet të konsiderojë edhe qëndrimin ndaj Jeruzalemit, faktor më i i rëndësishëm paqeje atje është Izraeli.  Cfarë sigurie i krijojnë Izraelit ata që kërkojnë të bombardojnë territoret e vendeve të tyre militantët islamikë? A janë militantët islamikë një rrezik botëror për paqen? Duhet të ndahemi mirë me këtë të keqe dhe koncept. Ata janë armiqtë më të egër të islamit, ata janë armiqtë më të egër të besimit myslyman, armiq të egër të paqes. Dhe me këta bën kauzë të përbashkët ky. 

Së fundi, për ta mbyllur, meqë zgjodhe rezolutën turko-jemenite për të goditur SHBA dhe presidentin Trump do të të them një gjë këtu. 

Edhe një herë shpreh vlerësimin e madh për Turqinë dhe presidentin e saj por nuk pajtohem kurrë me presidentin e saj kur thotë se Kosova nuk u bë shtet. Njeriu që.... Ore shko bëhu synet ti (Rama) atje, unë jam Sali Berisha. Je gabim ti, shko bëhu synet atje. Unë i kam publike qëndrimet e mia, nuk mund të pajtohem kurrë me deklaratën e tij. Kur i erdhi çështja kurde tani duhej lëshuar Kosova….

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco