Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Fyerje mes dy kryeministrave/ Rama, Haradinajt: Lopë. Haradinaj, Ramës: Kanabist...

Fyerje mes dy kryeministrave/ Rama, Haradinajt: Lopë. Haradinaj, Ramës: Kanabist...

12:11, 03/02/2018
A+ Aa A-

Këshilltari politik i kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka vendosur që t’i kundërpërgjigjet ofendimit të Edi Ramës, i cili i quajti lopë udhëheqësit kosovarë.

Halil Matoshi, pavarësisht se fillimisht nuk e komentoi deklaratën e kryeministrit shqiptar, tash po i thotë atij se nuk është mirë as mbjellja e kanabisit.

 “S'bân me e derdhë tamlin por as me mbjellë kanabis”, ka shkuar në Facebook, Halil Matoshi.

Edi Rama, zgjodhi lopën, për ta shprehur atë që, sipas tij, kanë dashur ta bëjnë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj me tentimin për ta shfuqizuar Specialen.

“Krijimi i një problemi të tillë është sikurse lopa kur e mbush kovën e vet, pastaj ia fut shkelm dhe nuk dihet më se çka vjen mbrapa”, ka thënë Rama në "Real Story" të Vizion Plus-it.

Halil Matoshi, këshilltar politik i Ramush Haradinajt, më herët deklaroi shkurtimisht për Express se Qeveria nuk i komenton deklaratat mediatike të kryeministrit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nebil04/02/2018 11:14

JU TE GJITHE JENI KALAMAJ ME PUSHTET, POR ASNJI PREJ JUSH NUK ESHTE BURRE SHTETI! FATKEQESI QE UDHEHIQEMI QYSH PAS 1944 NGA KRIMINELE!

Daj Jaku03/02/2018 18:05

Pronari i fermës së kafshëve.

Daj Jaku03/02/2018 18:04

Pronari i fermës së kafshëve.

fery03/02/2018 15:53

Kishte fyerje te ngjajshme edhe ne te kolluaren , ne kohen e luftes se ftofet , dikur kure ushtria e shtetit shqiptar e kapi nji grupin te madh te futur ne Shqiperi i cili kishte zbarkuar per te organizuar nji grushteshtet dhe per ta likuiduar vete Enver Hoxhen Shqiperia ( ashtu ishte dhene lajmi ) nepermes " Zerit te Popullit " ku atebote , Shqipëria e akuzoi Jugosllavine dhe shqiptaret e Kosoves se gjoja ata e kane organizuar dhe pergaditur nji grup prej 70 personash , e kane futur ne Shqiperi , kurse E.Hoxha, pasi degjon akuzat nga Sinan Hasani , proserbi i perbetuar i Kosoves i cili ishte ne cilesine e Kryetarit te Kryesise se jugosllavise deklaron se E.Hoxha po e genjen opinionin e brendeshem dhe ate botror duke e akuzuar jugosllavine per futjen e grupit militant prej 70 personave te armatosur per ta destabilizuar Shqiperine dhe , duke e cilesise Hasanin si qen ..." ne te lehe ai qen , se per ate paguhet nga jugosllavet " kushte thene E.Hoxha kurse , Sinan Hasani , menjiher te nesermen ia kthene xhevapin E.Hoxhes duke i thene se " Enveri ishte be si cjapi me zhuge " etj .etj etj. ... dhe sot , sot pase thuajse 37 vitesh, Edi Rama i thote ne nji emision TV tre lidereve te Kosoves se ata tre , ( Thaci , Veseli dhe Haradinaj ) , " jane be sikur lopa qe e godet me shqelm tenxherene e mbushur me qumshte " ...tani , na lajmerohet Haradinaj, dhe i thote Rames kanabisit sikur dikur Sinan Hasani qe i kishte thene Enver Hoxhes cjapi me zhuge etj .etj.etj por , gjithe kjo s eshte edhe shume e rendesishme . ...e rendesishme eshte se tradita e ofendumeve ndershqiptare nga te zgjedhurit e popullit shqiptar , shyqyr Zotit po vazhdon , te tjerat pake rendesi kane ...!!

sonja 03/02/2018 12:29

Rama, i futi te gjitha ne duart e veta ne shqiperi dhe tani do te rregulloj kosoven. Rama kanabizoj te gjithe shqiperin, dhe ndoshta spo i del siperfaqja dhe do te kaloj dhe ne kosove...

Shqiptari03/02/2018 12:29

Te lumte goja, po s'merr vesh piktori basketbollist!

Shto koment

Denonco