PD denoncon marrëveshjen Marku-Xhafaj: Antikushtetuese, po bëjnë SPAK privat

PD denoncon marrëveshjen Marku-Xhafaj: Antikushtetuese, po bëjnë SPAK privat

14:52, 02/02/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka denoncuar sot marrëveshjen mes Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku, marrëveshje që e vendos Prokurorinë në shërbim total të Saimir Tahirit dhe prishjes së hetimit ndaj tij.

Deputetët Oerd Bylykbashi e Enkelejd Alibeaj dhe Këshilltari Juridik Gazment Bardhi dhanë një konferencë në selinë e Partisë Demokratike për zhbërjen e Reformës në Drejtësi dhe SPAK. Ata bënë të njohur, problemet e rënda ligjore dhe  prapaskenat që fsheh marrëveshja e siotme Xhafaj - Marku: "Caktimi i prokurorëve që luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin do të duhet të bëhen pas skanimit të integrimit të tyre nga organet e Vetingut, por ky rregull i ligjit shmanget nga marrëveshja e sotme e bashkëpunimit, sepse prokurorët do të duhet të kalojnë çertifikimin nga KLP që është nën drejtimin e Kryeministrit.

Po ashtu, dosja e Saimir Tahirit nuk do të jetë më në dorë të prokurorëve, por me urdhër të Prokurores së Përgjithshme i kalon prokurorëve të besuar të qeverisë.

Shteti i së drejtës bazuar në Kushtetutë e ligj ka rënë dhe po bazohet në memorandume që qarkullojnë në zyrat e pushtetit. Qëllimi është i thjeshtë që Edi Ramës i zhytur në zullume, i duhet një Prokuror i Përkohshëm privat që ka luksin të ketë marrëveshje afatgjata dhe duket qartë se Kryeministrit i duhet ta mbajë sa më gjatë që të bëjë hetimin siç e do ai.

Kështu Rama krijon edhe SPAK-un privat sepse do të jetë Ministri i Brendshëm sipas marrëveshjes, që do t’i tregojë punën, Prokurorisë së Përgjithshme. Kjo i garanton imunitetin Ramës për vitet e ardhshme," deklaruar demokratët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Drin02/02/2018 15:50

Obobo kta bej zhurme per asgje o shoku , skan ca bejn e bejn zhurme

Anxhela02/02/2018 15:44

Hajde mendje hajde SPAK privat a thua eshte kopsht SPAKU

Lea02/02/2018 15:38

Epo kur flasin kta sikur duan reformen, kta qe nuk firmosnin dhe nuk votonin kur erdhi puna per te firmos per reformen, hej zot i madh sot na dalin dhe na bejn si dashnor te Drejtesise

shefqet02/02/2018 15:20

jemi te friksuar rinia eshte e gjitha duke pir drog e beri popullin e nxori nga shinat dhe te presesh te bej drejtesi rama apo veting un per vete sja lejoj kete te tallet me ne do vij ajo dit qe do e hedh ne koshin e plerave kete kryeminister ordiner drogmen

danush 02/02/2018 15:16

syt i kemi te opozita duam drejtesi tregojani vendin qelbesires se e ktheu vendin ne munizem

daku02/02/2018 15:15

hajde drejtesi dhe veting qe beri rama ah mor legen si e bleve kete popull do te tallesh bythen tani do ti paguash keto padrejtesi qe po u ben

daut02/02/2018 15:12

shtet leshi opozita duhet te nmgrihet prap dhe ta shporri kete qeveri qe po tallet me popullin

dejvi02/02/2018 15:05

mjer populli qe pret te bej shtet rama e katandisi drejtesin ne nje vend mjeran e ka ver drejtesin sikur eshte guzhin gatimi apo lojra futbolli tallet me popullin

majus02/02/2018 15:04

e ka mar ne dor ramakete drejtesi te ketej shtet te shpetoj habilajt dhe ministrat e tij

zaim02/02/2018 15:02

edi rama ka mar cdo gje ne dor vet ta kontrolloj vet gjithcka eshte nje drogmen nje hajdut nje laro rrugesh

juli02/02/2018 15:01

qeveri droge qeveri qe ka kapur drejtesin

hamit02/02/2018 15:00

nuk ka me shtet te se drejtes dhe shtet ligjor ka vetem shtetb droge dhe banadash

vendim02/02/2018 14:59

dosja e tahirit u mbyll me kete prokurore qe zgjodhen e vendosi rama vet per te mbyllur kete ceshtje

dionis02/02/2018 14:58

e zgjodhi pa veting prokuroren dhe presin Shqipetaret te bej drejtesi rama me kete

fiqo02/02/2018 14:56

me kete prokuror te pergjithshme qe sa po zgjodhi ra ben xcte doj vet nxier na burgu ke do dhe fut ne burg ke po e ben shtet munist

Shto koment

Denonco