Xhafaj dhe Marku krijojnë ‘SPAK-un’ e tyre. Ja struktura e re që do të veprojë paralel me Krimet e Rënda

Xhafaj dhe Marku krijojnë ‘SPAK-un’ e tyre. Ja struktura e re që do të veprojë paralel me Krimet e Rënda

11:15, 02/02/2018
A+ Aa A-

Menjëherë pas firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit, mes ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, janë zbuluar edhe detajet e para të saj.

Mes të tjerave ajo që bie në sy është fakti, se sipas kësaj marrëveshje është vendosur që të krijohen seksione të posaçme të përbashkëta, pranë Krimeve të Rënda dhe në prokuroritë e rretheve, për hetimin e krimit dhe korrupsionit.

Sipas ndryshimeve të fundit kushtetuese në kuadër të Reformës në Drejtësi, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ato të Rretheve kanë pavarësi të plotë nga prokurori i Përgjithshëm dhe çështjet, që hetojnë janë krejtësisht tagri i tyre.

Por me këtë marrëveshje mes Markut dhe Xhafajt, nëpërmjet të cilës është vendosur krijimi i “seksioneve të posaçme”, që varen nga prokuroria e Përgjithshme dhe ministria e Brendshme, duket se kemi krijimin e një institucioni paralel me atë të prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe prokurorët e Rretheve. Në pamje të parë kjo strukturë e re e krijuar nga Marku dhe Xhafaj, ngjason me “SPAK”, i cili ende nuk është krijuar, si pasojë e bllokimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sipas marrëveshjes, personat që do të jenë pjesë e këtij seksioni do të kalojë më parë në verifikim nga SHISH-ILDKP dhe DSIK. Prokurorët do të caktohen brenda 5 ditëve, ndërsa do të bashkëpunojnë, me operacionin ‘Forca e Ligjit’.

Ndërsa Ministria e Brendshme do të sigurojë mjediset, mjetet dhe personelin ndihmës për prokurorët. Ministria duhet të sigurojë automjetet, por edhe sigurinë për prokurorët dhe familjen e tyre. 

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco