Kokëdhima kërcënon Edi Ramën: Do të ‘vras’ po cenove një milimetër...

Kokëdhima kërcënon Edi Ramën: Do të ‘vras’ po cenove një milimetër...

15:46, 01/02/2018
A+ Aa A-

Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, i ka bërë sot një paralajmërim të fortë, ish-mikut të tij Edi Rama për çështjen e marrëveshjes së detit me Greqinë.

“Po cenove një milimetër hapësirat tona, do kesh fatin e Esat Pashë Toptanit!”, e paralajmëron nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij në FB, Kokëdhima kryeministrin. Ai kërkon gjithashtu që qeveria të bëjë urgjentisht transparente detaje nga kjo marrëveshje, që është paracaktuar që të nënshkruhet këtë pranverë mes dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Greqisë. Kokëdhima kërkon edhe nga presidenti Ilr Meta dhe opozita parlamentare që urgjentisht ti kërkojnë qeverisë të bëjë transparente dosjen e bisedimeve mes dy vendeve.

Statusi i plotë i kryetarit të partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima

Edi Rama, edhe në politikën e jashtme dhe për çështje madhore kombëtare, po vazhdon të bëjë atë që di të bëjë më mirë; pazare të fshehta dhe pa u konsultuar me askënd, sikur ta ketë Shqipërinë çifligun e tij. Ajo që po ndodh së fundmi mes vendit tonë dhe Greqisë është një turp dhe papërgjegjshmëri totale, e kësaj qeverie. Që nga takimi 3 ditor (10-12 Nëntor 2017) i Kretës “kokë më kokë”, mes ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati dhe Niko Kotzias dhe deri te ai më i fundit i Korçës, shqiptarët po mësojnë se për çfarë është biseduar e vendosur, vetëm nga pala greke dhe mediat e tyre. Kështu ndodhi me çështjen e kërkimeve dhe varrezat e ushtarëve grekë, njësoj po ndodh edhe me çështjen e detit.

ZGJIDHJA e paralajmëron qeverinë se po luan me zjarrin! Urgjentisht duhet të  bëjë publike të gjitha detajet rreth bisedimeve me Greqinë dhe çfarë ka ndërmend të firmosë Edi Rama me kryeministrin Tsipras, në takimin e paracaktuar këtë pranverë.

Qytetarët shqiptarë, parlamenti, presidenti dhe të gjithë faktorët politikë në vend janë në errësirë të plotë. Edi Rama po sillet me çështjet fondamentale të Shqipërisë, si me plaçkën e gjetur në rrugën e pushtetit të tyre. Urgjentisht edhe sipas kushtetutës, ata duhet të bëjnë transparencë të plotë për këtë “marrëveshje historike me Greqinë” siç e quan Rama; Për kufirin detar, për çështjen çame dhe për çfarëdolloj gjëje tjetër që është biseduar, apo është lënë në “harresë”.

Ministri grek i jashtëm, Niko Kotzia deklaroi se territori grek, në marrëveshjen me Shqipërinë, është zgjeruar 12 milje nga bregu.

Në çdo rast nuk është kryeministri dhe ministri i jashtëm që llogarit miljet dhe kufijtë detarë. Janë ekspertët dhe institucionet e shtetit që e bëjnë këtë gjë, përmes komisioneve shtetërore dypalëshe e më vete, sipas rregullave, ligjeve dhe procedurave ndërkombëtare të mirëpranuara.

Në se kjo qeveri do dëmtojë qoftë edhe një milimetër hapësirat detare dhe tokësore të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama do jetë Esat Pashë Toptani i ditëve tona dhe do të ketë fatin e Esat Pashë Toptanit!

Kryetaria e Komisionit të Jashtëm në Kuvend, Mimi Kodheli, u deklaroi gazetarëve se nuk dinte asgjë rreth kësaj teme dhe mund të pyesnin Ditmir Bushatin. Të njëjtën gjë konfirmuan edhe të gjithë deputetët e shumicës!

Pra duket hapur, se kemi të bëjmë me një pazar të Edi Ramës, në përpjekje për të siguruar votën e Greqisë në procesin e hapjes së negociatave me BE-në, i duhet një “po” së shpejti, sepse e sheh si të vetmen mënyrë për të mbuluar zullumin kriminal dhe korruptiv që ka gatuar brenda vendit.

ZGJDHJA e paralajmëron Edi Ramën në emër të shumicës së popullit shqiptar të papërfaqësuar në parlamentin e partive të vjetra, të mos guxojë të lëshojë sovranitetin e Shqipërisë për asnjë arsye. Në Europë duhet të shkojmë vetëm në një mënyrë; me dinjitet dhe si një vend me sovranitet të plotë.

“Zgjidhja” i bën thirrje presidentit Ilir Meta, që, ashtu siç e parashikon edhe Kushtetuta, të kërkojë urgjentisht nga kryeministri dhe ministri i Jashtëm, dosjen e plotë të bisedimeve me Greqinë. Ta bëjë atë transparente dhe objekt diskutimesh për specialistët dhe ekspertët e fushave përkatëse. Gjithashtu i kujtojmë opozitës parlamentare, të thërrasë urgjentisht në parlament kryeministrin, për të zbuluar se çfarë ka ndërmend të firmosë me kryeministrin e Greqisë së shpejti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edlir Rameta 01/02/2018 16:49

Na u ben dy Avni Rustema,Monika dhe Kokedhima,inshalla i treti del prej verteti se do shpetoje shqiperia nga nje e keqe shume e madhe nga katastrofa Edvin cocaina,Edvin veri gishtin kokes dhe bythes po deshe aman me sovranitetin e6m shqiperise mos luaj,se eshte njesoj sikur te lozesh me vdekjen.Degjoji dy paralajmerimet e Monikes dhe Kokedhimes,se jeta ka shume te pa pritura.Thjesht Edvin cocaina mos loz me vdekjen se je i ri akoma.Ju lutem moderatoreve te Syri.net mos ta postojne vetem si koment,mendimin tim po ta vene ne krye qe mund ta lexhojne njerzit e Edvin cocaines dhe ndoshta dhe vete narkomani Edvin,meqense ne Facebook me ka bere bllok.Ju faleminderit syri.net

krasasi tp01/02/2018 16:06

Si ish deputet i jugut, mund te kishe shtuar pyetjen, se a eshte pjese e negociatave edhe devijimi i lumit te Vjoses nga Greqija?.Kerkesa per transparence dhe informim eshte e drejte.Pse nuk kerkoet interpelance me z.Bushati apo Kryeministrin.

Shto koment

Denonco