Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Ekstradimi i Seitaj, PD interpelancë urgjente me ministren e Drejtësisë

Ekstradimi i Seitaj, PD interpelancë urgjente me ministren e Drejtësisë

14:31, 31/01/2018
A+ Aa A-

Ekstradimi i Nezar Seitaj ka përshtjelluar ujërat e politikës shqiptare. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se është vendosur për të thërritur në një interpelancë urgjente ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Sipas Alibeaj Seitaj është financieri kryesor i bandës së Habilajve. ‘Ne jemi të bindur se kjo do t’i shërbejë zbardhjes së çështjes’, tha deputeti i PD-së.

‘Deri para ekstradimit të paligjshëm, Seiti ishte i vetmi që po hetohej nga Krimet e Rënda si anëtar i bandës së habilajve. Të tjerët ose janë në Itali, ose janë deputetë me mbrojtjen e Edi Ramës.

PD ka bindjen se ministrja e Drejtësisë me urdhrin e Ramës gënjen kur thotë se ai e dinte që ai po hetohej. Ja procesverbali që tregon arrestimin e Seitit. Tregon se arrestimi i financiarit të drogës u ndalua për llogari të Krimeve të rënda në 2017 pas aksionit të Policisë në Babicë ku u kapën 2 tonelata drogë. Procesverbali tregoli se arrestimi i Seitit është bërë më 19 tetor dhe jo 20 siç thotë ministri i Brendshëm’, tha deputeti Enkelejd Alibeaj në deklaratën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Wild kicker ass31/01/2018 16:03

Se ke qen edhe minister drejtesie dhe eshte turp kur del ben kshu lloj deklaratash karagjoze shiko daten shiko kur ka nis procedimi ne itali se le nam

Rei31/01/2018 15:55

Ti e ke ne terezi o shoku 2 vjet minister ndenjte. Emerove 7 gjyqtar licensove 200 noter i mbylle hallet me jeten po ne ckusur kemi qe degjojm budalleqet e tua.

qamile31/01/2018 15:50

Edhe per kte qe kisha nje fare respekti aha qenka bere vegel edhe ky i shkreti .

ai djali31/01/2018 15:49

Foli ky qe i plasen skandalet nje nga nje kur ishte minister

jaup31/01/2018 15:14

me nje qeveri droge nuk pret dot drejtesi cdo dit qe kalon ketu vetem perkeqesim ka

selime31/01/2018 14:49

e ka kapur rama drejtesin cfar do kapin ata priti kur te dalin nga burgu tani

klodi31/01/2018 14:37

ku e ka drejtesin ai legeni rama qe deri dije vetig veting veting eshte vet bandit ai duhet futur ne burg ska menyr tjeter

virjon31/01/2018 14:36

drejtesia do dal ne drit nje dit sado te kerkoj edvin rama ta fshej banden dhe krimin e vereta do dal dhe kriminelet do shkojn para drejtesis

drini31/01/2018 14:33

heret apo von do dal e verteta e gjith ketij pislleku qe eshte ber qe eshte e kredhur nje qeveri e gjith me kete band

Shto koment

Denonco